Kreu i Policisë së Shteti Haki Cako, tha të mërkurën gjatë takimit të Shefave të Policisë së vendeve të Europës Juglindore se vendet e rajonit duhet të tregohen të kujdesshme ndaj tendencave të radikalizmit fetar. 

Sipas tij rasti i sulmeve të 13 nëntorit, në Paris tregon nevojën për unifikimin e strategjive dhe veprimeve operative teknike. Çako tha se fenomenet kriminale, por edhe terrorizmi, trafiku  i qenieve njerëzore e lëndëve narkotike, kanë humbur dimensionin e lokal dhe kanë marrë një projeksion global. 

Sipas kreut të Policisë së Shtetit, Shoqata e Europës Juglindore, ka arritur të konkretizojë realizimin e Sistemit të Menaxhimit të Informacionit kriminal, në bashkëpunimin me Europolin. 

Ndërsa në të ardhmen policia shqiptare, dhe ajo e vendeve të rajonit pritet të përfshihet në platformën EMPACT, një Platformë Multidisiplinare Europiane kundër Kërcënimit nga Krimi, e cila lidhet me emigracionin e Takimi i Shefave të Policisë së Europës Juglindore nisi punimet të mërkurën dhe pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës së enjte.

cako

Fjala e plotë e kreut të Policisë së Shtetit Haki Çako

Përshtatja me principet e demokracisë dhe rritja e cilësisë së shërbimeve policore, duke respektuar parimet e policimit demokratike në rajon, ka qenë dhe mbetet misioni i bashkësisë së organizatave policore, të cilat të gjitha së bashku u konsoliduan në një organizatë të vetme dhe konkretisht SEPCA.
 
Në  vlerësim të terësisë së priorieteve, të pasqyruara në strategjitë e policimit dhe të zhvillimit policore, vleresimi i organizatës së Policisë së Shtetit Shqiptar, ka qenë i lidhur ngushtë me prioritetet dhe objektivat strategjike të Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Punëve të  Brendshme, të cilat janë dhe mbeten lufta kundër terrorizmit, krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, korrupsionit dhe çdo paligjshmërie tjetër që cënon sistemin shoqëror demokratik.
 
Një vit më parë Policia e Shtetit Shqiptar mori presidencën e radhës së SEPCA-s, dhe sot në fillimin e kësaj Asambleje të Përgjithshme, e cila  përkon edhe me përfundimin e kësaj presidence, më lejoni të falënderoj, Ministrin e Punëve të Brendshme  të Shqipërisë  dhe stafin drejtues të saj, i cili me vleresimin dhe mbështetjen që i ka dhënë inisiativave tona gjatë kësaj periudhe, ka mundësuar realizimin me sukses objektivave të Shoqatës por edhe vazhdimësinë e saj.
 
Pa dyshim që në këtë moment, vijmë fal edhe kontributit të çmuar që Policia Kriminale e Austrisë, nëpërmjet Zyrës së Projekteve të Drejtuar nga Z. Hofbauer, ka dhënë në organizimin e këtij takimi dhe realizimin e shume objektivave të tjera, përgjatë gjithë harkut kohor që ka mbuluar mandatin tim si President i SEPCA’s, për të cilët gjejë të rasit të përcjëll falënderimet më të sinqerta.
 
Gjithashtu dua të përfitoj nga rasti, të falënderoj edhe një herë, të gjithë kolegët e mëparshëm të cilët kanë patur nderin të jenë Presidentë të SEPCA’s, për punën e tyre që nga momenti i krijimit të shoqatës dhe deri aktualisht.
 
Në veçanti, do doja tëfalënderoja, për punën e impenjimin personal si dhe të institucioneve që ata përfaqësojnë, secilin anëtar të Bordit Strategjik të SEPCA’s. Falë përkushtimit tuaj, si dhe me kontributin e çmuar të Policisë Kriminale të Austrisë, kemi arritur të organizojmë Dy Asamble të përgjithshme të SEPCA’s, tre takime, duke konsideruar edhe atë të sotmin, të Bordit Strategjik të SEPCA’s. Kemi arritur të konkretizojmë përpjekjet për realizimin e Sistemit të Menaxhimit të Informacionit, kjo falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me Europolin.
 
Për tu përmendur është edhe përfshirja në të ardhmen, e SEPCA’s, në platformën EMPACT(impakt)(Platforma Multidisiplinare Europiane kundër Kërcënimit nga Krimi), përsa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me përballimin e fenomenit të emigracionit të paligjshëm, dhe ky është një fakt që duhet të na mbushi të gjithëve me krenari, por që njëkohësisht, duhet të na bëjë të jemi akoma më të angazhuar në përpjekjet tona, për transformimin e SEPCA’s, në zërin e institucioneve policore të gjithë rajonit tonë.
 
Gjithmonë e kam konsideruarSEPCA’n, si një familje të madhe, gjithëpërfshirëse, përfaqësuese të shërbimeve policore të rajonit tonë, të atyre djem e vajza, burra e gra me uniformë, të cilët çdo ditë, me punën e tyre, janë të përkushtuar dhe të gatshëm të sakrifikojnë edhe jetën e tyre, për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
 
Sot, më shumë se kurrë, sidomos pas sulmeve barbare terroriste, të ndodhura mbrëmjen e 13 Nëntorit në Paris të Francës, ku humbën jetën  persona të pafajshëm, kjo organizate e konceptuar nga ne si nje Familje, duhet të qëndrojë akoma më e bashkuar dhe vigjilente, për të bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve  të tilla nepermjete unifikimit te strategjive dhe veprimeve operativo-teknike.
 
Situatat shpeshë herë diktojnë qëndrime dhe veprime të caktuara ndaj edhe ndonëse do të kisha dashur një fillim ndryshe të kësaj Asambleje   por sulmet terroriste të ndodhura së fundmi në Francë na inponojne me principet e ligjshmërisë, vëllazërisë dhe barazisë, ndaj nuk mund të konsiderohen ndryshe veçse ashtu si i quajti edhe vetë Presidenti Hollandë, “akte lufte”, të cilat nuk drejtohen jo vetëm kundër Francës, por kundër të gjithë vlerave demokratike të gjithë popujt tanë.
 
Të gjithë ne, duhet të qëndrojmë dhe të punojmë së bashku, kundër terrorizmit, radikalizmit fetare, apo çdo tendence radikale e ekstremiste, i konsideruar tashme si një akt kriminal kundër të gjithë njerëzimit.
 
Të pafundme janë sfidat që na presin në të ardhmen, por mendoj që vetëm duke i përceptuar dhe përballuar të bashkuar dhe me besim tek njëri-tjetri, do kemi mundësi t’i përballojmë denjësisht ato.
 
Impenjimi ynë kryesor dhe i përditshëm, duhet të mbetet organizimi sa më i mirë dhe efikas i strukturave të policisë, me qëllim optimizimin dhe vlerësimin e profesionalizmit, që janë pasuria jonë më e madhe.
 
Në cilësinë e Presidentit të SEPCA’s, kam punuar dhe kam qënë i angazhuar, t’u garantoj anëtarëve të SEPCA’s dhe partnerëve tanë ndërkombetarë, se Shoqata jonë, do të vazhdojë të jetë një instrument më shumë, për të ngritur shërbimin policor në nivele më të larta, për të ofruar më shumë mbrojtje dhe siguri komunitetit.

cako
 
Fenomenet kriminale, siç është ai i terrorizmit, trafikut të qënieve njerëzore e lëndëve narkotike, etj, siç e kam theksuar edhe në takimet e mëparshme që kam patur me homologët dhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare, kanë humbur dimensionin e tyre lokal dhe tashmë, kanë marrë një projeksion gjithmonë e më global.
 
Ndaj dhe bashkëpunimi i shumëanshëm ndërmjet institucioneve policore që ne përfaqësojmë, mbetet një sfidë e rëndësishme për ne.
 
Për këtë arsye ndërtimi i urave të bashkëpunimit, dhe funksionimi i platformave të tilla si SEPCA, janë kthyer në ditët e sotme, në instrumenta me rëndësi themelore. 
 
Më lejoni të theksoj, që falë bashkëpunimit të vendeve tona, në planin operativ, kemi arritur suksese në të gjitha drejtimet, në të cilat jemi angazhuar, për t’i garantuar qytetarëve një siguri gjithmonë e më të madhe, duke filluar nga lufta kundër krimit të organizuar, me kapjen e shumë personave që rezultonin në kërkim nga organet e drejtësisë, ashtu si dhe në luftën kundër fenomenit të terrorizmit. Gjithashtu dhe në luftën kundër trafiqeve të qënieve njerëzore dhe fenomeneve të tjera të lidhura me këtë trafik.
 
Ndodh shpesh që janë pikërisht gjërat më të zakonshme, realitetet më të thjeshta, ato të cilat kemi më shumë vështirësi për ti parë, kuptuar apo folur. Me këtë, dua të them, se është pikërisht në “llogoren e përditshmes” në të cilën zhvillohet puna jonë, ku gjërat e thjeshta dhe të zakonshme, mund të bëjnë diferencën dhe mund të jenëçështje të një rëndësie themelore.
 
Në këtë prizëm, mendoj se bashkëpunimi dhe angazhimi ynë në të gjitha nivelet, në të ardhmen, duhet të jetë gjithmonë e më i madh dhe akoma më konkret, në të gjitha zonat e rajonit ku shfaqen fenomene kriminale, me qëllim zhvillimin e projekteve inovative, që do na hapnin skenarë të rinj bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit, trafiqeve të paligjshme dhe grupeve kriminale të organizuara.
 
Në trysninë e situatave aktuale, të orientuar qartazi dhe saktë të gjithë ne, ndjejmë rritjen e pritshemërisë së qytetarëve dhe komunitetit, përsa i përket perceptimit dhe sigurisë, të cilat shkojnë në sinkron me nevojat imediate, ndaj të gjithë së bashku, duhet ti japim një impuls të ri filozofisë së “policimit në komunitet”, duke e parë komunitetin jo më si lokal, por si rajonal.
 
Duke ju uruar edhe një herë punë të mbarë gjatë këtij takimi dhe një qëndrim sa më të këndshëm në vendin tonë, më lejoni t’Ju garantoj se Shqipëria ka qënë dhe do të vazhdojë të mbetet e interesuar për rritjen e partneritetit dhe bashkëpunimit rajonal dhe se tek Policia e Shtetit Shqiptare, do të gjeni kurdoherë, një partner të sigurtë.

 
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)