Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit konsultativ me liderët e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve, tha se brenda pak ditëve do të shpallë datën e zgjedhjeve të rregullta. Në një konferencë për media, pas takimit, Osmani tha se datat për zgjedhje në bazë të ligjit janë mes 26 janarit, 2 shkurt, 9 shkurt dhe 16 shkurt 2025.

Duke folur për mungesën e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, njëherësh kryeministrit të vendit, ajo shtoi se nuk i di arsyet e një veprimi të tillë.
Osmani, tha se duke qenë se prezentë ishin të gjithë kryetarët e partive politike, nuk ka dashur të thyejnë këtë parim, pavarësisht kërkesës për të qenë prezentë nënkryetari Glauk Konjufca.

“Unë nuk e kam pa që dikush e ka quajtur bojkot, për mospjesëmarrjen e kryetarit të LVV në këtë rast edhe pse siç e dini të gjithë partitë kanë qenë të ftuara në nivel të kryetarëve të partive dhe nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca dhe kryetari i Kuvendit ka shprehur gatishmëri të plotë që të vij sot në takim. Kryetari i LVV nuk ka qenë prezent, ne nuk i dimë arsyet, besoj mund ta pyesni atë drejtpërdrejt, po supozoj që është në zyrë, kështu që mund të shkoni dhe ta pyesni”, ka shtuar Vjosa Osmani.  

E para e vendit, Vjosa Osmani shtoi se caktimi i datës së zgjedhjeve të rregullta nuk nënkupton se nuk mundet të ketë zgjedhje të parakohshme, por theksoi se për një gjë të tillë nuk pa disponim nga partitë politike.

Vetëvendosje dhe Lista Serbe, nuk morën pjesë në takim./ Kosova Press

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik