Gjykata e Lartë cakton trupën gjyqësore që do të shqyrtojë padinë e Prokurorisë ndaj deputetit Alfred Peza.
Ky proces nis më 29 qershor ora 12:00 në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë me relator Shkëlzen Selimin dhe gjyqtarët Artan Broci, Admir Thanza, Aleksandër Muskali e Guxim Zenelaj.
Peza është marrë i pandehur me tre akuza nga Prokuroria e Përgjithshme përkatësisht ‘fshehje të të ardhurave’, ‘pastrim parash’ dhe ‘Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje, ose deklarim i rremë i pasurisë’.
Prej nisjes së hetimeve deputeti Alfred Peza ka mohuar akuzën duke deklaruar se procesi ndaj tij është i pabazuar në prova dhe është një sulm politik që i bëhet atij si gazetar dhe si politikan.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com