Caktohet miqësorja e parë për 2020, Kombëtarja do të luajë në Udine të Italisë

Caktohet miqësorja e parë për 2020, Kombëtarja do të luajë në Udine të Italisë

Kombëtarja shqiptare më 30 mars do të zhvillojë një miqësore kundër Sllovenisë. Trajneri Edy Reja do të ketë mundësinë të provojë disa nga futbollistët për ti patur idetë sa më të qarta deri në nisjen e eliminatoreve të Botërorit. Lajmi është njoftuar nga FSHF, që gjithashtu ka bërë më dije se ndeshja do të luhet në Itali, konkretisht në stadiumin ‘Dacia Arena’.

Njoftimi FSHF-së:

"Skuadra kombëtare e futbollit, e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja, do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Slloveninë, në datën 30 mars 2020.

Federata e Futbollit ka dakortësuar sëbashku me homologët e Sllovenisë, që sfida të zhvillohet në fushë neutrale. Kjo miqësore do të zhvillohet në Itali, pikërisht në stadiumin e Udinezes, “Dacia Arena”, ora 20:45.

Detajet e biletave dhe pikave të shitjes për të gjithë sportdashësit kuqezi, do të komunikohen në ditët në vijim."

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin