Vendet anëtare të NATO-s dënojnë njëzëri veprimet barbare dhe të poshtra të Shteti Islamik (SHI), deklaroi sot kryeministri britanik David Cameron gjatë fillimit të ditës së dytë të mbledhjes së Aleancës në Newport.
"Kërcënimet që vijnë nga këta terroristë vetëm sa do të përforcojnë vendosmërinë tonë për të mbrojtur vlerat tona dhe të mundim Shtetin Islamik", shtoi Cameron.

Lufta kundër SHI-së, organizatë që ka shpallur kalifatin islamik që shtrihet në Siri dhe Ikrak dhe që ka shtuar ekzekutimet e saj në këto vende, do të jetë në qendër të bisedimeve në ditën e dytë të mbledhjes së NATO-s.

Kjo çështje ishte gjithashtu në qendër të darkës mes krerëve të NATO-s dje në mbrëmje.

Një mbledhje që gruponte SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Italinë, si dhe Turqinë, Poloninë, Kanadanë, Danimarkën dhe Australinë, u zhvillua dje në Newport, sipas burimeve diploamitke.
Çështja mbi ligjshmërinë e një ndërhyrje ndërkombëtare dhe çështja e sulmeve ajrore në Siri qëndorjnë në qendër të bisedimeve./ATSH/