Cana shprehet se urdhër arresti ndaj Haradinjat është politik pasi ai është shpallur 2 herë i pafajshëm nga Gjykata e Hagës.
Futbollisti shpreson që Gjykata Franceze të lirojë sa më shpejt Haradinajn që të mund të ritakohet me familjarët dhe të afërmit.
“Shpreh mbështetjen time për zotin Ramush Haradinaj i cili edhe një herë është persekutuar me një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia dhe që është i motivuar me arsye politike. Por faktet kanë treguar se zoti Haradinaj është i pafajshëm madje është shpallur i tillë dy herë nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.
Shpresojmë që Gjykata Franceze t’i mundësojë lirinë sa më shpejt zotit Haradinaj dhe që të ritakohet me familjarët dhe të afërmit e tij.
Miqësisht
Lorik Cana”, ka shkruar Cana në profilin e tij në Facebook.
Ajo që bie në sy është se ku status i Lorikut është shkruar në gjuhën frënge.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
