Cana: Do të jem tifozi i parë
i Kosovës dhe i Shqipërisë

Cana: Do të jem tifozi i parë<br />i Kosovës dhe i Shqipërisë
Lorik Cana, kapiteni i kombëtares shqiptare në futboll, ka deklaruar se pret që Kosova shumë shpejt do të ketë sukses në arenën ndërkombëtare.

Cana thotë se pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA janë hapur rrugët që talentet kosovarë të tregojnë fuqinë dhe të çojnë përpara futbollin kosovar.

Ai ka deklaruar se pas pranimit me të drejta të plota të Kosovës në futbollin ndërkombëtar, vendit i duhet punë dhe durim sepse fillimi është i vështirë.

“Do të jem tifozi i parë i Kosovës dhe i Shqipërisë. Me rëndësi që të kemi sukses. Do të vij në Prishtinë për të parë Kosovën. Duhet kohë, por është fazë e mirë që duhet të punojmë”, ka thënë ai duke shtuar se do të mbetet përherë mbështetës i një kombëtareje të përbashkët.

“Kosova ka kualitetet. Veç me e pa faktin se sa futbollistë nga Kosova jemi në ekipin kombëtar të Shqipërisë. Të shohim edhe të tjerët në përfaqësuese tjera. Kosovarët tani po luajnë edhe në klube të mëdha evropiane. Talentet vetëm po shtohen”, ka deklaruar Cana në një intervistë për një media në Kosovë.

Cana, që është pjesë e Nantesit në Francë, ka edhe një vit kontratë me klubin francez por thotë se nuk e di akoma ku do të luajë në sezonin e ardhshëm.

“Jam në bisedime me disa klube. Shumë kam kthyer mbrapsht edhe mosha të detyron të mendosh më shumë. Po pres deri në fund të merkatos së rregullt për të vendosur se çfarë është zgjidhja më e mirë dhe atë do të vendosi me familjen time”, ka shtuar ai.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron