Cara Delevigne: Duhet të mësoja ta
kaloja vetë depresionin e jo me ilaçe

Cara Delevigne: Duhet të mësoja ta<br />kaloja vetë depresionin e jo me ilaçe
Ka lënë pas dore modelingun për shkak të aktrimit. Sidoqoftë kur bëhet fjalë për të pozuar përpara aparatit, Cara Delevigne mbetet gjithmonë e mrekullueshme.

23 vjeçarja ka pozuar nudo për numrin e shtatorit të revistës “Esquire”. Gjatë intervistës ajo ka folur për luftën e saj me depresionin kur ishte adoleshente. 

Cara ka pohuar se në javën që vendosi që të mos i merrte më ilaçet për depresionin, atëherë humbi virgjërinë.

“Atë javë humba virgjërinë, u përfshiva në sherre, qava dhe qesha. Ishte gjëja më e mirë në botë, të ndjeja sërish. Duhet të mësoja ta kaloja vetë depresionin dhe jo me ilaçe. I urrej ato”, ka thënë 23 vjeçarja për revistën “Esquire”.

Ajo ka treguar se gjithçka që dëshironte në atë periudhë ishte të vdiste dhe që nuk mund të përballej me asgjë.

“Nuk doja të egzistoja më. Doja vetëm të vdisja”, ka treguar më tej aktorja dhe modelja e njohur.

Gjithsesi në këtë moment, Cara Delevigne është shprehur se është e lumtur dhe e dashuruar me jetën dhe partneren e saj.

1

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Kombëtar i PD shtyn protestën për datën 7 tetor/ Berisha paralajmëron bllokim rrugësh: Të paralizohet qeveria deri në arritjen e qeverisë teknike

Këshilli Kombëtar i PD shtyn protestën për datën 7 tetor/ Berisha paralajmëron bllokim rrugësh: Të paralizohet qeveria deri në arritjen e qeverisë teknike