Cara Delevingne dhe mikja e saj Jourdan Dunn kanë treguar miqësinë e tyre të ngushtë duke bërë tatuazh me inicialet e njëra tjetrës.

Ato kanë bërë dy shkronjat e mbiemrave të tyre DD dhe me duart e tyre mbi tatuazh kanë kompozuar formën e zemrës.

Miket e kanë pikturuar tatuazhin në anësoren e barkut duke publikuar një foto në “Instagram” ditën e hënë.

cara delevingne

Para pak ditësh ato u panë të shoqëruara me njëra tjetrën për fushatën e veshjeve të DKNY.

Pas setit fotografik për këtë koleksion miket u kthyen në hotelin që kishin afër “Soho”.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)