Pronari i Milanit ka folur për situatën e kuqezinjve dhe nuk i ka kursyer kritikat ndaj futbollit italian. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për momentin e vështirë të kuqezinjve.

Numri 1 i RedBird ka pasur disa kritika për futbollin italian: “Do të doja që të ketë më shumë përqendrim mbi temat kryesore, rëndësinë e infrastrukturës sportive, si ta modernizojmë futbollin italian, sepse Italia mungon në një tjetër Botëror, i treti radhazi. Dhe vazhdohet me polemika”.

Dhe pikërisht në lidhje me polemikat, Cardinale ka përfituar për të thumbuar Interin.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për Serie A. Bëhet fjalë që të mos shkosh në finale e Championsit dhe të humbësh 5-0. Bëhet fjalë që të luash në mënyrë kompetitive në Europë. Bëhet fjalë për diferencën nga 4 në 1 në të drejtën televizive mes Premier League dhe gjithë të tjerëve. Diferenca e futbollit italian është rritur. Vetëm se për mënyrën si funksionon bota sot, nuk mund ta zgjidhni pa pasur para", tha ai.


Lajmi kryesor:

Pronari amerikan, Cardinale: Milani është i dështuar pa Champions League, të ardhurat duhet t'i shpenzojmë më mirë! Të gjithë nën vëzhgim