Carlo Bollino: Berisha të dorëhiqet nga Kuvendi, të paktën të arrijë standardin etik të Tom Doshit

Carlo Bollino: Berisha të dorëhiqet nga Kuvendi, të paktën të arrijë standardin etik të Tom Doshit

Prej vitesh Sali Berisha dhe partia e tij Demokratike lëshojnë akuza shumë të rënda kundër mijëra shqiptarëve pa dhënë asnjëherë asnjë provë. Edhe unë jam deklaruar person “non grata” nga regjimi i Berishës pa e ditur kurrë përse, e pa m’u dhënë kurrë asnjë shpjegim. Kundërshtarët e tyre politikë dhe familjet e kundërshtarëve janë linçuar pa asnjë mëshirë dhe akuzuar për çdo krim, gjithnjë pa asnjë provë. Tani, pikërisht këta, pretendojnë që Departamenti i Shtetit të japë provat e akuzave të bëra ndaj Sali Berishës, pas ndalimit të vizës së hyrjes.

Shtetet e Bashkuara thjeshtë konsiderojnë se Sali Berisha dhe familja e tij janë një rrezik për demokracinë dhe në bazë të këtij vlerësimi kanë futur emrat e tyre në një listë të zezë për të cilën nuk kërkohet asnjë provë, dhe as ndonjë vendim gjykata. Eshtë një lloj vendimi që çdo vend Schengen dhe çdo Shtet demokratik, merr mijëra herë çdo ditë duke u mohuar vizën miliona qytetarëve, të cilëve nuk iu detyrohen asnjë shpjegim. Nga këndvështrimi juridik nuk bëhet fjalë, në fakt, për një dënim faji, por thjeshtë për një vlërësim dhe si e tillë absolutisht subjektive. Kjo nuk do të thotë se politikisht nuk është një vendim shkatërrues për Sali Berishën dhe për atë që ai përfaqëson. Për 30 vite Sali Berisha dhe familja e tij kanë përfituar një imunitet total dhe kanë përdorur të gjithë këtë privilegj joliberal dhe illegal jo vëtëm për të abuzuar financiarisht, por edhe për të shpifur ndaj çdo kundërshtari dhe për t’u dhënë leksione morali të gjithëve. Por pastaj, rrota rrotullohet dhe tani u takon atyre të marrin një dënim moral fatal, i bërë jo nga dokushdo shpifës klani familje, por nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë gjykatësi më i rëndësishëm që mund të ekzistojë në botën e lirë. 

Paradoksi i asaj që po ndodh, është se tani Sali Berishës nuk i mjafton të rivendosë në lojë makinerinë e tij mediatike për të bërë siç ka bërë gjithnjë, domethënë të shpifë ndaj kundërshtarëve, dhe të lavdërohet me historinë e tij personale. Tani është i detyruar të respektojë të paktën të njëjtin standard etik të treguar nga armiku i tij i betuar, Tom Doshi, që në një situatë identike me të tijën, hoqi dorë nga mandati parlamentar që sapo mori me 25 prill. Vangjush Dako i masakruar nga opozita me të njëjtat argumenta ''amerikane'' madje nuk u kandidua fare.

Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen dhe të mos futet në Parlament. Pasi përdori prej muajsh, deri dje paradite, praninë e Tom Doshit në listën e zezë të Departamentit të Shtetit si shembull të një politike të korruptuar, Sali Berisha sot duhet të tregojë që është të paktën në nivelin e tij etik. Pasi, të tregojë që është më i mirë, tashmë për të është përfundimisht e pamundur.  

 

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jola: 20/05/2021 22:05

    Mendoj qe per Tom Doshin duhet te hiqet nga ajo lista. Per kontributin ne demokracine shqiptare, mbeshtetjen pa interes ndaj Rames, te pakten duhet ti behet nje bust ne mes te Tiranes, e te shumten, te shpallet shenjt nga Papa!!!

    Përgjigju
  • Faik: 20/05/2021 21:25

    Tom Doshi është ËNGJËLL po ta krahasosh me Sali KRIMIN dhe Ilir BANDIT Metën !! Tom Doshi dha dorëheqjen tamam si BURRË SHTETI dhe NUK është FRIKACAK , por TRIM njëlloj si Saimir Tahiri !! Berisha dhe Meta janë NDYRËSIRA , FËLLIQSIRA , FUNDËRRINA , FEKALE dhe FOSILE të PËSHTIRA ,që ju kanë ZËNË PRITA SHQIPTARËVE duke VRARË dhe MASAKRUAR DJEMË NËNASH SHQIPTARË nga VERIU në JUG , dhe duke futur VËLLA-VRASJE kudo në TROJET SHQIPTARE , për INTERESAT e tyre FAMILJARE dhe EKONOMIKE i DASHUR CARLO BOLLINO !!! SAIMIR TAHIRI dha DORËHEQJEN si BURRË SHTETI , edhe TOM DOSHI dha DORËHEQJEN si BURRË SHTETI , kurse Sali KRRIMI që hedhte SHTYLLAT e TENSIONIT të LARTË në ERË me TRITOL , bashkë me ZEMËR ZIUN KRIMINEL Ilir Meta , janë LEPUJ dhe kanë punuar gjithmonē dhe HISTORIKISHT mbrapa SHPINE me KULIÇËT dhe Sali Llushèt e tyre KRRIMINELË , BANDITË , KUSARË dhe TERRORISTË !!! Ky është NDRYSHIMI i DASHUR CARLO BOLLINO !!! GOD BLESS USA !! GOD BLESS ALBANIIA and the PEOPLE ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖

    Përgjigju
  • Cubi: 20/05/2021 18:38

    Hallall bolino per analizen qe ju ben problemeve dhe ngjarjeve. Po ae e din ti se sali qeni eshte monster e vecant dhe as e ka ndermend te bej nje gje te till. Ae ndegjove konferncen e qenve se cfar thonte per SHBA????????????????????????? Ai qen ka vrar e zhdukur me mijra dhe sot mbas 24 vitesh thot duhet te vriste me shum. Ai eshte kriminel i lindur. Po megjithate rroft SHBA dhe BE.

    Përgjigju
    • Andi: 22/05/2021 16:31

      BERISHA DHE META ,NË BURG. SHQIPĒRIA FITOI !!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve