Carlo Bollino: Gazetarët nuk duhet të pranojnë të përdoren nga politikanët

Profesionalizmi në gazetari, raporti me të vërtetën, roli i gazetarëve dhe marrëdhëniet me politikanët, disa nga temat e diskutuara me gazetarit dhe botuesit të Report TV Carlo Bollino, i ftuar mbreme në emisionin “A-Show” të Adi Krastës në News 24. 

Intervista në A-Show

Gjithmonë të kam vlerësuar për mendimin editorial dhe për faktin që ka qenë dhe je Carlo ti si një shembull gazetarie...
Faleminderit.

Si të gjithë ne, jo pa dritë hije, ka pasur dritë hije?
Nuk e di, kam punuar gjithnjë me ndershmëri, natyrisht është çështje interpretimi, secili nga ne mendon se është në rrugën e drejtë dhe të duhur.

Dua të flasim për disa çështje që kanë ndodhur gjatë javës. Kishte kuptim që të zinte faqe të tëra të jetës online kjo historia e këpucës ndaj kryeministrit?
Çdo politikë ka elementët interesantë dhe të rëndësishme. Një këpucë ndaj kryeministrit është element interesant, por jo e rëndësishme, më parë kemi pasur një çizme ndaj kryeministrit, prapë ishte interesante, por jo e rëndësishme. Media duhet ta mbulojë të gjithë aspektin e jetës sociale dhe politike dhe këto janë kuriozitete që ndoshta edhe meritojnë. Natyrsht është një ngjarje nga pikëpamja politike

Nuk është shprehje e një disensi politik, por ngjarje rrethanore e një situate...
Nuk mund të ekzagjerojmë një gjest individual. Një njeri mund të çmendet dhe të sulmojë edhe ty, por kjo nuk tregon që ti nuk ke audiencë. Matja e opinionit bëhet përmes zgjedhjeve, nuk besoj që çizmja apo këpuca mund ta bëjë...

Carlo, sa larg e çove me shumë elegancë...e çove vetëm te zgjedhjet...
Nuk është akt individual që mund të përgjithësohet si matje e opinionit publik. As komentet në rrjetet sociale nuk janë matje, as qindra komente në rrjetet sociale nuk janë matje, mund të jenë indikatorë nëse janë 5 mijë apo 10 mijë, ose nga 100 komente 90 janë pozitive dhe 10 negative, mund të jenë indikatorë, por jo matje.

Je në dijeni të shkëmbimit të batutave të kryeministrit me Ylli Rakipin?
Po kam lexuar diçka.

U përmend një term: ti nuk mund të jesh i besueshëm se e ke personale me Ylli Rakipin. Përmendet shumë kjo, i thonë kryeministrit, gazetarëve. Si të vjen kjo historia e personales?
Nuk dua të ndërhyj te episodi konkret, pasi ne si media nuk e kemi pasqyruar asnjë pjesë të këtëtij debat. Unë mendoj se edhe gazeta, media, apo qeveria janë institucione. Në momentin që kalojnë nga niveli i institucioneve te niveli i emrave kalojnë te personalet. Kjo ka ndodhur te të dy palët. Kemi kryeministrin që përmend gazetarët me emra dhe shpesh i shan, por kemi edhe gazetarë që përmendin kryeministrin me emer dhe e shajnë; tani janë sharje mes institucioneve apo personale? Mendoj që niveli i sharjeve personale nuk ka rëndësi, është si ai problemi i këpucëve, por nëse sharje vjen përmes institucioneve është me e rëndë.

Cili është raporti personal me kryeministrin? Nëse nesër do të kishe një xhirim që mund të ndryshonte jo vetëm karrierën e tij, që është sensacional do e kishte publikuar?
Po, patjetër. Edhe e kam publikuar. Shpesh herë e kam publikuar.

Të ka dobësuar fakti që ke me atë një lidhje direkte, ke disa aktivitete që merren vetëm përmes një leje direkte të kryeministrit, të ka dobësuar nga pikëpamja editoriale?
Për fat të mirë unë nuk merrem as me tendera, as me punët publike, kështu që varësia ime nga institucionet publike eshte pothuajse inekzistente. Qeveria ka bllokuar edhe reklamat shtetërore që më parë ishin burim shumë i rëndësishëm për mediat dhe kjo më ka lehtësuar punën. Marrëdhëniet me qeverinë si media nuk i kam shumë të forta, jo si Carlo, por si media.

Po si Carlo?
Kam lidhje shumë të rralla me kryeministrin. Unë e njoh kryeministrin kur ishte kryetar bashkie, edhe para kur nuk ishte gjë fare. Unë kam pasur edhe kontakte me Sali Berishën. Udhëtimin e parë që Berisha ka bërë në Bari me sa duket në 1993 unë e takova në dhomën e hotelit personalisht, por kjo nuk ndikoi që më pas situata të  tensionohej mes institucioneve dhe pastaj pas kaloi edhe në fazë personale kur më dëboi nga Shqipëria si person ‘non grata’ si te isha nje kriminel ordiner. Por megithate une e kam tejakaluar...

Ty nuk të ka kondicionuar ty qëndrimin tënd me partinë e tij...
Ka ndodhur e kundërta me partinë. Ata e kaluan në personale. Report Tv është futur nga Lulzim Basha në ‘black list’ dhe pa asnjë arsye, ose të paktën pa asnjë arsye të njohur, ka vendosur që të gjithë deputetët e PD të mos shfaqen në Report Tv.

E vuani në ndonjë kuptim?
Kjo është një përpjekje që ka bërë edhe Berisha para 2005, ishte i njëjti urdhër. Pas zbulimit të Lazaratit, unë isha në këtë televizion, Neës24,  nuk kam qenë kurrë pronar, por themelues në llogari të një pronari italian, kur isha në drejtimin e tij zbulova fushat e para të kanabisit në Lazarat me gazetarin Artan Hoxha. PD më vendosi në një ‘black listë’’ dhe më shpalli luftë publike: qëllimi ishte që të çkreditojnë pavarësinë e një media, pse nëse opozita nuk del në një ekran automatikisht humb balanca. Për fat mirë kjo qeveri na humbet balancën në krahun tjetër, pasi ministrat nuk kanë shumë qejf që të vijnë në televizionin tonë, se nuk jemi shumë të hapur për intervista me politikanët. Mendoj që politikanët janë  interesantë kur kanë diçka për të treguar, jo tjesht për të ftuar pa fund ministrat.  Pra e kemi anuluar këtë përpjekje të opozitës për balancën, por nuk është normale që një forcë politike vendos një media në ‘black listë’.

Kam përshtypjen që ka ndodhur me të dyja palët politike?
Për hir të së vërtetës unë si vëzhgues nga jashtë, e kam parë zotin Rama edhe në studiot e mediave hapur opozitare, por nuk e kam parë Lulzim Bashën në studion time, qe nuk jam një media qeveritare, por e pavarur, thjeshtë nje media e pavarur.

Basha do të jetë këtu pas pak...
Pyeteni përse nuk shkon në studion e Report Tv dhe kështu ndoshta mund të dëgjoj një përgjigje.

Ndalemi te protesta, një polica e re dëmtoi gishtat që e dhanë të gjitha mediat dhe një zonjë e re që sipas informacioneve është keqtrajtuar nga përballja me policinë dhe një tjetër rast kur një njeriu nga protestuesit i kanë thyer gishtat por mediat qeveritare nuk e kane pasqyruar...
Ka fakte që një nga protestuesve i kanë prerë gishtat?!! Unë sinqerisht është herë e parë që e dëgjoj si rast konkret, më thoni emër dhe mbiemër dhe jemi gati për të shkuar atje për të investiguar.

Jo, tani emrin në këtë moment nuk e di, por as emrin e polices unë nuk e di...

Emri i polices, Ina është publikuar nga të gjitha mediat, ndërsa të të tjerëve... Lexova në një postim në facebook ku dikush tregonte si të ishte një fakt i ndodhur që policia gjatë natës kishte shkuar shtëpi më shtëpi të rrihte protestuesti.Kishte shumë komente që i thonin se ishte një fake neës. Por kjo nuk i pengoi disa media që ta jepnin atë lajm si të ishte i vërtetë. Problemi është që kur futet politika në informacion është shumë e vështirë për të dalluar atë që është e vërtetë nga ajo që është fake neës. Rasti konkret me policen, doli Berisha me një foto të një personi tjetër e cilësoi atë si ndrikull që mashtron dhe nuk kishte asnjë prerje, ndërkohë që ne foto ishte një police tjetër. Pra nëse një ish-kryeministër gënjen kaq hapur dhe shumë media pranë opozitës e botuan si fakt i kryer, kjo tregon sa e vështirë është puna jonë.,

Qarkullimi i news me fake news shkuarja karshi njëri-tjetrit është kaq elegante sa kam përshtypjen që edhe për ne është e vështirë të gjesh dy burime...
Ka dy viktima në këtë mes: e vërteta dhe opinioni publik që çorientohet, por edhe gazetarët, që me apo pa vullnet bëhen pjesë e një mashtrimi kolektiv, që tregohet përditë në lajme të pasakta. Gazetarët duhet të vetëmbrohen duke studiuar dhe duke rritur profesionalitetin e tyre, pse mendoj që duhet të bëjnë filtër. Politika nuk mund të përdorë median në mënyrë kaq të pisët si tani.

Cila është sot kauza jote si individ?
Unë e para luftoj përditë për të mbijetuar si grup editorial, në një treg që nuk ka rregulla, nje treg të mbingopur nga media që mbijetojnë me para me origjinë nga më të ndryshme, por edhe për të mbrojtur kredibilitetin tonë sepse ekziston një përpjekje nga politika në të dy krahët të delegjitimojnë kundërshtarët për t’i dobësuar. Këtë luftë ne si media mund ta fitojmë me profesionalizimin e gazetarit, ne duhet të luftojmë cdo ditë për të vërtetën.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 27/11/2018 18:18

    CARLO BOLLINO është GAZETARI më i mirë i SHQIPËRISË pa asnjë Diskutim . CARLO është i thjeshtë , i ndershëm dhe Njeri i Rrallë me Integritet . JO si këta PALAÇOT , PALLAVESHAT dhe VESHGJATËT e SHQIPËRISË , që për 5 LEK QYL , Shpifin , Sajojnë Historira të Paqena , dhe mbi të gjitha tentojnë të Shesin edhe Gratë, Çupat dhe Motrat , siç bënte edhe Jetmir i ZI Olldashi ! RROFTË CARLO BOLLINO ! Je NJËSH CARLO , vetëm RESPEKTE

    Përgjigju
  • Grupi: 27/11/2018 10:15

    Je i drejte Karlo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)