Gazetari Carlo Bollino, pronar i Report Tv, ka njoftuar një padi për shpifje kundër portalit Syri.net, që është pronë e Çim Pekës, por që ndodhet nën kontrollin politik të familjes Berisha. “Të hënën do të depozitoj një padi të re për shpifje, që për mua mbetet i vetmi instrument në dispozicion të një qytetari për t’u mbrojtur nga kjo mënyrë barbare e të bërit politikë dhe gazetari” deklaroi Bollino për Shqiptarja.com. ''Pas viteve të tëra që më kanë etiketuar si kreun e mafias italiane, Sacra Corona Unita, shpifje për të cilën janë dënuar nga një gjykatë në Tiranë, tani Sali Berisha dhe mediat e tij më kanë “deklasuar'' duke më cilësuar bashkëpunëtor të një bande të Elbasanit''.
Padia për shpifje lidhet me një artikull të botuar nga portali Syri me titull “Suel Çela si kryeredaktor i Carlo Bollinos!”, ku pretendohet se “Suel Çela dhe anëtarë të bandave, arrinin deri në përcaktimin e linjës editoriale, renditjen e lajmeve apo edhe pamjeve dhe fotove”, duke dhënë urdhra për Carlo Bollinon. Kjo shpifje, tepër qesharake edhe për t’u pergjeneshtruar, ka si pikënisje një hetim të fundit nga SPAK, që ka sjellë 19 urdhra arresti dhe dy masa detyrim paraqitje ndaj gazetarëve Artan Hoxha dhe Elton Qyno. Hetimi, siç pranon me shumë zor edhe Syri, nuk ka të bëjë aspak me Shqiptarja.com apo Report Tv dhe akoma me pak me Carlo Bollinon.
Lidhur me këtë, Carlo Bollino sqaroi: “Elton Qyno akuzohet nga SPAK se ka publikuar në Shqiptarja.com dhe Report Tv në vitin 2020, kur ende punonte për mediat e mia, 6 artikuj dhe një video me porosi të bandës së Suel Çelës dhe kundrejt përfitimit të disa shumave parash. Në dosjen e SPAK-ut janë përfshirë gjithashtu disa transkriptime mesazhesh ku anëtarë të bandës i kërkonin me këmbëngulje Qynos të hiqte dy artikuj nga Shqiptarja.com, sepse i dëmtonin ata, kërkesa që nuk janë realizuar kurrë, pasi ato lajme janë ende sot online.”
Më tej, ai shtoi: “Raporti mes një gazetari dhe eprorëve të tij bazohet tek besimi i ndërsjellë, dhe ky besim përfshin vërtetësinë e lajmeve që gazetari dorëzon për botim dhe korrektësinë e burimeve të tij, burime që gazetari ka të drejtë dhe detyrim deontologjik t’i mbajë sekret edhe ndaj kryeredaktorit të tij. Pas një bashkëpunimi profesional prej 10 vitesh me Elton Qynon, me qindra dhe qindra artikuj të botuara, të cilin gjithnjë e kam konsideruar korrekt, shpresoj dhe dua të vazhdoj të besoj në pafajësinë e tij. Por nëse akuzat e SPAK-ut do të vërtetohen nga gjykata, kjo do të thotë që Elton Qyno ka tradhtuar atë besim ndaj meje dhe kolegëve me të cilët bashkëpunonte, dhe në këtë rast unë dhe mediat e mia do të jemi viktima, jo bashkëpunëtorë të tij.”
“Në planin personal”, përfundoi Bollino, “shpreh habinë time, sepse në krye të Syri-t sot punojnë disa gazetarë që më parë kanë punuar gjatë me mua dhe që jo vetëm e njohin shumë mirë distancën time nga çdo lloj kriminaliteti, të cilin në jetën time profesionale e kam luftuar gjithmonë, por janë dëshmitarë të lirisë me të cilën i menaxhoj mediat e mia, duke i besuar gjithnjë dhe vetëm autorëve të artikujve përgjegjësinë e plotë për atë që shkruajnë, edhe nga pikëpamja politike. Rregulla të respektit profesional që dukshëm nuk ekzistojnë tek Syri, ashtu siç nuk mund të ekzistojnë në atë që nuk është media, por një organ partie, i përdorur si një makineri baltosjeje dhe përhapjeje të të pavërtetave''.
Respekt pēr intelektualin Gazetarin korekt Zotin Karlo Bollino. Çoje nē gjyq Qen Pekēn injorantin e ler me dipllom tē bler me lek Droge. Kētij fēll7qsire i duhet treguar vēndi ku i takon kti lloi jashqitje kombi me emrin QEN PEKA.
PërgjigjuVetem padia zbulon te verteten. Respekt per gazetarine e Carlo Bollinos.
PërgjigjuKy e nderton raportin ne besim jo marredhenie pune ose kontraktuale. Qyno tradhetarin...
PërgjigjuQyno ka ngrënë dardha pas shpinës së Bolinos
Carlo mos e vri mendjen ,askush nuk e beson kazanin e non grates, ata i kane primare mashtrimet dhe gjobeveniet,pseudo gazetaret e syrit jane servila te lindur pas nongrates, jane gati te heqin edhe breket per ti bere qefin saliut.
Përgjigju