Kanë kaluar vetëm pesë vjet që kur në qeveri nuk është më Sali Berisha, por në Shqipëri janë shumë nga ata që kanë harruar tashmë se si ishin marrëdhëniet e atij kryeministri me mediat. Sot nuk ka show televiziv në të cilin Edi Rama të mos sulmohet verbalisht nga moderatorë e gazetarë (dhe anasjelltas) në debate, herë-herë të tepruara, por, të paktën, të lira. Nuk ka analist apo gazetar dixhital që të mos kritikojë publikisht Ramën për marrëdhënien e tij konfliktuale me mediat. Nuk ka ditë që opozita të mos akuzojë ato pak media që nuk i kontrollon PD se janë “të kapura” nga Rama dhe nga qeveria e tij. Nuk ka drejtues të shoqërisë civile që të mos denoncojë se në Shqipëri liria e shtypit është në rrezik dhe, madje, se shpifja duhet të liberalizohet për të garantuar pluralizmin dhe lirinë e mendimit. Po si ishin deri pesë vjet më parë marrëdhëniet mes mediave dhe qeverisë? A mund të kontestonin hapur dhe publikisht mediat kryeministrin dhe partinë në pushtet? A kishte në atë kohë analistë që të sulmonin në publik Berishën, duke i hequr fjalën nga goja gjatë debate televizive, madje edhe duke e quajtur karagjoz? Pra, a e ndjente veten të lirë shtypi kur në pushtet ishte PD-ja?
Në Shqipëri ndodh shpesh që të kujtohesh për një padrejtësi të bërë katër shekuj më parë, por të harrosh atë që ka ndodhur para pesë vjetësh. Por na i ka kujtuar këtë të hënën Eni Vasili, e cila, në emisionin e saj “Open”, ka ftuar tre analistë përballë Sali Berishës. Spektakli që pamë aty ishte i neveritshem, jo vetëm pse na solli në mendje monologjet pa debat të doktorit kur ishte ai që qeveriste, por, më shumë, sepse na tregoi ata katër tigra televizivë të shndërruar në kotele të ndrojtura përballë Berishës. Eni Vasili nuk njihej dot: ajo, që zakonisht është e vëmendshme për të kapur edhe kontradiktën më të vogël në përgjigjet e bashkëbiseduesit të saj, e gatshme për ta gozhduar në tezën që duhet të mbështetë emisioni, të hënën në mbrëmje i përgjigjej me heshtje dhe buzëqeshje çdo broçkulle. “Po ju, doktor, a keni gënjyer ndonjëherë?”, e pyeti me shumë seriozitet gjatë emisionit. Edhe vetë Berishën e bëri të qeshë duke u përgjigjur “kurrë qëllimisht”. E këtu zunë të qeshin të gjithë bashkë me të, në vend që t’i kujtonin se vetëm pak muaj më parë u dënua për shpifje me qëllim nga një gjykatë e Tiranës. Eni kishte qenë më agresive me Xhisielën, “fajtore” se shihej si peng, se sa me Sali Berishën, të cilit, në të kundërt, i kaloi të drejtën të drejtonte emisionin, pa kundërshti dhe pa ndërprerje, pavarësisht nga lumi i gënjeshtrave historike dhe politike që nxirrte nga goja njerën pas tjetrës, deri në atë pikë sa të thoshte se “qytetari dixhital” nuk ka gabuar kurrë dhe se, të ishte për atë, qeveria duhej të rrëzohej me forcë. Apo se kolegu Artan Hoxha ka marrë 40.000 euro për një intervistë të transmetuar nga Report TV!!
Mes analistëve të pranishëm, një lëvdatë e paharrueshme ju bë Berishës nga Ervis Iljazaj, analist i Henri Çilit, pra ndoshta i infektuar nga vetë servilizmi i atij: “Ju jeni një nga njerëzit më të kultivuar” – i tha, pa u vënë dukshëm në siklet. Gati e krahasueshme, por jo sa i përket rëndësisë së autorit, me lëvdatën që i bëri ambasadori amerikan Arvizu doktorit, të nesërmen e masakrës së 21 janarit: “Ju jeni burrë shteti”. Të gjithë të kapur dukshëm nga “sindroma e Stokholmit” (psikozë që e shtyn pengun të dashurohet me gardianin e vet), ndër analistët të cilët e shprehnin hapur emocionin se ishin ulur pranë Berishës, ishte edhe Alfred Peza, sekretar për marrëdhëniet me mediat i Partisë Socialiste. As ai nuk bëri më të voglën rezistencë ndaj rikonstruksioneve plot fantazi të Sali Berishës, të cilit asnjë nga të pranishmit (pra as edhe “socialisti” Peza) nuk deshi t’i bëjë asnjë pyetje mbi të kaluarën e tij me probleme, sot më shumë se kurrë aktuale: që nga vendimi i tij politik që të lejonte kultivimin e hashashit në Lazarat, deri tek korrupsioni i Policisë në kohën e tij; nga koncesionet që edhe ai u dhuroi privatëve me po atë mënyrë që financonte median miqësore dhe përndiqte atë armike; nga fake news-et e qytetarit dixhital deri tek misteret e çështjes Babale. Asnjë pyetje që do ta bezdiste doktorin, asnjë kuriozitet për të shuar.
Peza heshti edhe kur Berisha nisi të ulërasë “kafshë, kafshë, kafshë” në adresë të Edi Ramës, i cili e ka emëruar Alfred Pezën në atë funksion, pikërisht për të mbrojtur imazhin publik të partisë. Peza madje harroi t’i bënte pyetje edhe për veten e tij, po të kemi parasysh se vetëm pak muaj më parë Berisha e ka akuzuar publikisht për pastrim parash. Në të kundërt, pikërisht si një kotele-analist, në fund të emisionit, Alfred Peza zgjodhi t’i bëjë furçën finale Berishës, duke i ofruar edhe një dhuratë (shih foton).
Do të duheshin psikoanalistët që të shpjegonin se çfarë i ndodh pjesës më të madhe të gazetarëve shqiptarë kur ndodhen ballë për ballë me Sali Berishën. Aftësia e tyre kritike zhduket, kurajoja e tyre avullon, fshihet çdo kuriozitet, edhe vetë kujtesa zbrazet në atë pike, sa të harrohen 25 vjet të historisë së kombit. Problemi është se ky servilizëm instinktiv, që i kthen tigrat mediatikë në mace të vockla, është apo ai që lejon Berishën dhe njerëzit e tij të gënjejnë prej nje cerek shekulli, duke e kthyer gënjeshtrën në një instrument normal të politikës dhe gazetarët në vëzhgues shurdhë, memecë dhe të verbër. Berisha nuk ka nevojë “të kapë mediat”, pasi është pjesa më e madhe e mediave që i hidhen në krahë në mënyrë të vullnetshme: dikush e bën për interesa personale, shumë të tjerë thjesht nga frika.
Kjo ka ndodhur edhe më parë. Emisioni i të hënës tregon se po ndodh përsëri dhe, për fat të keq, duket qartë se do të ndodhë kështu edhe në të ardhmen. Është ky ai model informacioni, të cilin, që kur i kam njohur e deri më sot, Sali Berisha dhe Partia Demokratike e përkufizojnë si “gazetari e pavarur”.
Fantastik CARLO BOLLINO! Analize Gjeniale e një ITALINO-SHQIPTARI , qè duhet tè bèhet Shembull pèr Gazetarèt KRIMBA Shqiptarè .
PërgjigjuBRILANT Shkrimi dhe Analiza e CARLO BOLLINOS ! CARLO është Shembulli më i Shkëlqyer i Gazetarisë së Pavarur! Kurse pë Anal-istat Shqiptarë si Iljazaj dhe Alfred Peza , Vetëm URREJTJE dhe NEVERI deri në PALCË , sepse janë Qenie Njerëzore që për 5 LEK QYL , Shesin GRUAN dhe VAJZAT e tyre !!! Alfred Peza (Fredi ZGJEBSI) është një KRYEHAJDUT , që kur të filloj Punën SPAK dhe BKH , do ti hapet përsëri 'DOSJA e ZEZË' e 1 MILJARD e 250 MILJONË LEKËVE që i ka VJESHUR , dhe do tju hedhi 'HI SYVE' Shqiptarëve , duke ju thënë 'Broçkulla' , se gjoja Fredi FEKALJA i ka bërë me Punë si Gazetar !!!!???!!!!!!!!
PërgjigjuAlfred Peza është Uriah Hip "modern"! Pse kot i lyen flokët ai me xhel dhe mban shami në xhepin e xhaketës si doktori? Është karakteristikë e këtyre katundarëve që vuajnë nga kompleksiteti inferioritetit shkak i origjinës së tyre të afërme. Alfredi, alias Fredi, të vetmen gjë që ka me se të mburret është fakti se emrin ia paska ka vënë Alfred Moisiu. Por ndaj doktorit, siç ai e të tjerë të llojit të tij e quajnë, nga që druajnë t'ia zënë dhe emrin me gojë, ka edhe ndonjë detyrim. Kur ishte kryeredaktor tek gazeta 'Korrieri', pjesë e Klanit, u ndodh në kafe me Berishën, i cili sapo kishte riardhur në pushtet, dhe dha intervistën e parë tek Fevzo, e më pas shkuan në kafe së bashku me mikpritësin Frangaj. Peza aty nuk nguroi t'kujtoj Berishës hallin e vet, të mos i hiqte gruan e dytë nga puna. Kjo një ish gazetare e "Zërit të Popullit", ishte ndërkohë këshilltare e ministrit të Transporteve, në qeverinë Nano, post që e mori Basha.Kur Peza ia kumtoj Berishës hallin, ky e siguroi se ai nuk do merrej ne gratë e askujt, edhe pse posti i këshilltarit të ministrit është politik, për më tepër i kundërshtarit.Dhe Basha e mbajti, bile shumë afër, aq sa kur shkoj në Ministrinë e Jashtne, e mori me vete dhe bile e rriti në përgjegjësi, e emëroi shefe e sektorit të PR, pra marrëdhënieve me publikun. Besoj që është ende aty, se tashmë kuajt u ndërruan përsëri dhe Fredi na u bë edhe deputet i PS. Për të mos e zgjatur, pra, ky personazh e ka një detyrim ndaj Berishës. Ai e mbajti fjalën dhe s'kishte se si. Saliu ka 101 të meta, por ama një të mirë e ka. Atyre që i shërbejnë ua shpërblen dhe kur ndonjëherë gabojnë, bile dhe kur shkelin ligjet, i mbron me thonj. Ky është një nga këto raste. E keni dëgjuar ndonjëherë që Peza Alfred, ish deputet i PS, t'i ketë bërë ndonjë kritikë me të drejtë doktorit? Kurrë, e si mund t'ia bëjë as sot? Kështu e shpjegoj unë edhe faktin e dhuratës dhënë Berishës. Shenjë mirënjohje e shërbëtorit të të gjithë zotërinjve, në këtë rast Berishës që e mbajti fjalën. Por dhe 'leshbrilanti' nuk ia hëngri atë (fjalën) i shërbeu, e i shërben. Nga të gjitha këto, vetëm një gjë nuk e kam kuptuar. Ç'hall ka Rama që i mban afër këto vemje!?
PërgjigjuRespekte Z. Bollino saliu dhe rama duhet te salin nje here ne interviste me ty qe te kuptojne gazetaret si behet ky profesion.
PërgjigjuSi gjithmine edhe kete radhe te huajt e flasin shqipen me mire dhe me rrjedhshem nga ne. Super shkrim. Per tu levduar vertete.
PërgjigjuE kuptushme pse sillen ashtu sepse ato jane te gjithe ne xhepin e tij
PërgjigjuRespekte Z. Bollino. Analize fantastike e nje gazetari modern. Sa per kta kotelet e leshit kta jan te gjith pabuksa lepires dhe shesin cdo gje per nje kore buk perfshire dhe familjet e veta. Edhe ju kerkoni rezestence te leshko-analiste lezbikë? Ktyre po ti tho bac Saliu kerce kta thin sa lart duhet te hodhem bac? Ne paskemi qen popull servil dhe 2ftyrsh, flas dhe nga experiencat personale. Dhe nje her gjithmon respekte per ju Z Bollino.
PërgjigjuVendose njehere para mikrofonit tend Mullah Saliun se ke pushtetin e medjas; detyroje monstren te rrefehet!
PërgjigjuSepse keta tradhetare te ceshtjeve kombetare kan shume vite qe paguhen nga kryekrimineli,qeni terbuare,shpifesi sali!
PërgjigjuZoti egziston ,që te ndriçoj rrugen e erdhe ne Shqipëri.Pa asnji hezitin mund te krahasohesh me figurat më historike të ketij vendi.Ke rrezikuar edhe jeten thjesht duke thën te vërtetën sepse nji profesionist i drejt dhe i zgjuar dhe më e rëndësishmja është se ke krijuar nji grup i cili jan e ardhja e ndritur e gazetaris ,,ata analistat e vërtet .I lini hienat në fatin e tyre sepse jan ne ditet e fundit te karierēs,,si gazetar dhe politikan,,dhe mos u habisni,,do të ket shum shfaqe të tilla ,thjesht vazhdoni punën tuaj.Nuk e kuptojn keta anale ist qe ne ato ekrane dalin për të shprehur opinionin e popullit?RESPEKTE CARLO BOLLINO
PërgjigjuCarlo Bollino,respekte per gjithcka ben per gazetarine,Shqiperine! Jeni giithmone objektiv e serioz,real dhe me integritet,ashtu sikurse eshte roli dhe misioni i medias. Ju keni besueshmerine maksimale te qytetareve shqiptar dhe te jeni i bindur se po perfaqesoni denjesisht zerin e tyre,qe eshte vertet i lire,i drejte e i vertete. Fatkeqesisht media shqiptare ka nje nofke sot qe thiret "kazani mediatik" dhe ju ne fakt ne pasqyren dhe analizen tuaj,i treguat qarte qytetareve shqiptar qe te ndergjegjesohen dhe te reagojne.Dhe jam i sigurte se shumica e shqiptareve pane ne ate panel realitetin shqiptar mediatik te ketyre 28 vjeteve,sepse zanafilla e "kazanit mediatik" eshte pikerisht ajo "tryeze",ku regjizori dhe aktori eshte vetem nje person dhe te tjeret nuk ka rendesi kush jane,ata nuk kane emera,jane vetem numra dhe nuk jane as "tigrushka"dhe as "macka",por vetem figura abstrakte prej allcije te krijuar nga njeshi,si "Koci" i teta Ollges,i cili tash i ka rreshtuar aty si kryeveprat e veta,por sapo "te thyeje kemben",s'do te kete "allci" qe ta shpetoje.
PërgjigjuAlfred Peza nuk ka faj! Eshte ne ankand, e fali Rama per 1 milion euro por nuk i mjafton. Shpreson ne nje '97 te dyte qe te mund te dale " hero " duke intervistuar Zani Caushi junior. E keni vene re ju qe Sala prej kohesh nuk e permend me? Eni Vasili? Nese ka paguar taksat per pasurine qe bleu vilen ne Lalez, duplexin tek Kodra e Diellit atehere i japim ge drejte, por nuk besoj. Te tjeret jane si anemik, si te peshtire as ja vlen fare ti permendesh.
PërgjigjuËshtë e vërteta e hidhur e "kazanit" mediatik shqiptar z.Bollino. Janë të vetëquajturit "anal..istë" që flasin si gjithmonë pa rradhë nëpër panele televizive dhe lëshojnë lloj lloj fjalë sikur të kenë monopolin e së vërtetës.
Përgjigju“sindroma e Stokholmit” ..pengu me pengmarresin dhe jo pengu me gardianin.... shkruani me mend ne koke e jo ne b*he nga emocionet
PërgjigjuSaktë. Respekt për ju Z. BOLLINO.
PërgjigjuKy ishte Artikulli me realist qe kam lexuar deri sot do ju lutesha do ishte me vler te padiskutushme ta lexonit ne tv ne oret pik ket artikull se te degjojm kto legena gazetar e servil te ndyre qe ter jeten kan ber cdo gje vetem gazetari jo.Ju lutem botojeni nje jav rresht ket artikull dhe lexojeni ne Ty do ket nje impakt shum pozitiv
PërgjigjuZoti Karlo keni te drejte ne gjykimin tuaj per ate show grotesk qe pame ne Open te Eni Vasilit . Nuk ishte cudi e madhe kur dihet se si veprojn ndaj kryeministrit liberal dhe atij qe i drudgeshin kur e kishin perball dhe jo me te pyesnin per ceshtje te ndryshme . Megjithse mund te shorehem fabimisht , por per gazetar dhe analist te llumit Berisha i ka lujt zotin . Media e pamvarur nuk druhet ke ja ne bashkbusedim kurse servilet e moral te tille menyre kane pwr te mbijetuar .
PërgjigjuTe lume Bolina me ne funde nje artikull dinjitoz per kozanin mediati Rama eshte parashikues perfekt
Legeni Peza ska cipe Faji Edi Rames