Carlo Bollino: Situata groteske dhe provat që Berisha i kërkon SHBA-ve

Carlo Bollino: Situata groteske dhe provat që Berisha i kërkon SHBA-ve

Sfida e ripërsëritur që Sali Berisha i bën Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, duke kërkuar që të tregojë provat ndaj tij, është qesharake dhe në të njëjtën kohë groteske. Eshtë qesharake, sepse është e ditur që vendimi për të futur Sali Berishën në black list-ën e Departamentit të Shtetit si armik të demokracisë dhe politikan i korruptuar, është një vendim i pakundërshtueshëm që nuk është marrë në përfundim të një procesi juridik (që kërkon prova), por në përfundim të një procedure administrative në të cilën bindjet politike dhe informacionet e shërbimeve inteligjente vlejnë më shumë se dokumentet. Në botë cdo ditë merren me dhjetëra mijëra vendime te tille pa i dhënë asnjë shpjegim qytetarit të huaj, të cilit i refuzohet viza hyrëse dhe me siguri, nuk do të jenë protestat e Sali Berishës që do të ndryshojnë këtë praktike diplomatike e pranuar nga cdo shtet, përfshi Shqipërinë që e aplikon prej kohësh.  

Këmbëngulja me të cilën Sali Berisha pretendon provat nga Departamenti i Shtetit, në të njëjtën kohë është groteske, pasi vjen pikërisht nga ky njeri që nuk ka treguar kurrë asnjë provë në mbështetje të akuzave të tij. Sali Berisha dhe klani i tij familjar akuzojnë prej 29 vitesh deri më sot mjiëra njerëz (ambasadore, politikanë, gjykatës, gazetarë, policë e qytetarë të thjeshtë, shqiptarë dhe të huaj) pa treguar asnjë provë asnjëherë. Në mënyrë paradoksale deri edhe akuzat kundër Lulzim Bashës të hedhura këto ditë nga ''Foltorja'' e tij nuk kanë asnjë dokument që t’i konfirmojë. Kur ishte në pushtet, dhe akoma më shumë kur ishte në opozitë, Sali Berisha ka detyruar Partinë e tij Demokratike të gënjejë me mijëra herë, duke përdorur shpifjet si mjet kryesor, dhe shpesh të vetëm, politik. Edhe për këtë arsye Sali Berisha është njeriu i fundit që ka të drejtën morale të pretendojë për veten e tij një standart më të mirë në krahasim me atë që ai vetë ka përdorur dhe vazhdon të përdorë për të tjerët.  

Edhe pse do ta meritonte të binte prehë e goditjeve të metodave të tij, unë megjithatë nuk e besoj se Sali Berisha është viktimë e një shpifje nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit, pasi akuzat që i drejtohen janë të njohura për këdo që ka parë Berishën në pushtet dhe fakti që deri tani nuk ka pasur asnjë gjykatë që e ka dënuar (veçse njëherë për shpifje, pas një padie që ja bëra unë), konfirmon saktësisht atë që Shtetet e Bashkuara më në fund i kundërshtojnë: pra, se ka vënë për 20 vite nën kontrollin e tij pushtetin gjyqësor. 

Report TV dhe Shqiptarja.com bënë një investigim me gjashtë pjesë, përmes të cilave treguam provat që Sali Berisha mes viteve 2005 dhe 2009 ka firmosur personalisht dokumente dhe ka mobilizuar 5 ministra dhe disa gjeneralë të lartë të ushtrisë për të garantuar privatizimin e tokës mbi të cilën ngrihej ish-Klubi Partizani edhe pse kishte shumë mangësi në dokumentacione dhe se duke qenë një strukturë sportive nuk mund të privatizohej. Përfitues kryesor i këtij operacioni ishte familja e vajzës së tij Argita Berisha që pastaj ka investuar në ato terrene miliona euro edhe pse në bankë kishte vetëm 39.500 dollarë dhe 2.000 euro në para cash. Jamarbër Malltezi, dhendri i Sali Berishes, firmos me sipërmarrësin mik Fatmir Bektashi një kontratë për të ndërtuar 35% të 17 kullave që përbëjnë kompleksin Magnet: në total 125.000 metra katrorë që kushtuan mbi 30 milionë euro në ndërtim dhe me një vlerë në tregun imobiliar prej të paktën 120 milionë euro. Në 2019 Jamarbër Malltezi firmosi prape me Fatmir Bektashin një kontratë të dytë për të ndërtuar 50% të 49.000 metrave katrorë të tjerë në kompleksin Magnet 2, mbi te njeta trualli, që kushtojnë 21 milionë euro dhe që në tregun imobiliar vlejnë të paktën 50 milionë euro. Dy investimet gjigande u realizuan pikerisht mbi tokat e ish-Kompleksit Sportiv Partizani, të cilin Sali Berisha e privatizoi. Por pyetja që i bëhet edhe sot Sali Berishës është: ku i gjeti burri i vajzës së tij Argitës kapitalet e duhura për të financuar këto dy investime miliardere, duke pasur në bankë vetëm 39.500 dollarë dhe 2000 euro?

I njëjti investigim i yni mblodhi dhe tregoi prova edhe mbi lidhjet mes faturave të arkëtuara nga studio ligjore e Argita Berishës mes viteve 2007 dhe 2008 dhe vendimeve politike dhe administrative të marra në të njëjtën kohë të pagesave nga Sali Berisha në cilësi të kryeministrit. Që nga viti 2008 kemi dëshmuar duke botuar dokumentet e prokurorisë rolin që Shkëlzen Berisha luajti në skandalin e Gërdecit dhe lidhjet e tij personale jo vetëm me ministrin Fatmir Mediu sot nën akuzë, por mbi të gjitha me investitorët kryesorë brenda aferës. Nëse Sali Berisha dhe skeptikët që e mbështesin kërkojnë prova mbi përgjegjësitë e tij, le të rishikojnë këto investigime për të hequr cdo dyshim, meqë as Berisha dhe as e bija nuk i kanë kundërshtuar. Eshtë shumë më shumë se ajo që Sali Berisha ka treguar ndonjëherë kundër kundërshtarëve të tij.

Edhe sot ndërsa shkruajmë dhe në pritje që Vettingu të plotësohet, ka me dhjetëra gjykatës dhe prokurorë në detyrë të emëruar nga klani Berisha që i bindeshin urdhërave të tij dhe që imagjinojmë se janë gati ta bëjnë edhe sot. Por Sali Berisha nuk ka korruptuar vetëm sistemin e Drejtësisë. Rrjeti i pushtetit i ngritur nga Berisha shtrihet edhe brenda policisë, shërbimeve sekrete dhe sidomos në struktura shtetërore që për shkak të reformës me statusin e paprekshmërisë së administratës publike të votuar në muajt e fundit të pushtetit të tij (2013), ka kristalizuar brenda saj me mijëra militantë të PD-së dhe të LSI-së të punësuar pas marrjes së pushtetit në 2005 e që vazhdojnë t’i shërbejnë me sy mbyllur padronët e vjetër.  Janë këta nostalgjikët tek të cilët shpreson Sali Berisha, kur ëndërron kthimin në pushtet, njësoj si Lulzim Basha ëndërron kthimin e komunave të fshira nga reforma territoriale dhe që për 20 vite ishin baza e militantëve të partisë të paguar me paratë publike për të mos bërë asnjë punë deri në ditën që do të shërbenin për të mbushur protestat në sheshe ose për të votuar PD në zgjedhje.  

Të gjithë këtë Berisha nuk e thotë dhe lufta e tij me gjasme për ''demokracinë'' e brendshme në parti është hipokrite dhe false tamam siç është dhe kerkesa për provat nga Departamenti i Shtetit.. Në realitet ai që ka jetuar një jetë të tërë me gënjeshtra, vazhdon të gënjejë edhe në këto ditë të agonisë së tij politike. Ashtu si ai gënjejnë edhe “kolonelët” e PD-së që sot i rrinë përreth, shpesh të përlyer në historitë e tij të vjetra të korrupsionit, të cilëve nuk iu intereson fare as vendi dhe as demokracia, por shpresojnë tjesht që përmes kthimit të Sali Berishës të rigjejnë atë hapsirë pushteti që Lulzim Basha deri tani ua ka mohuar. Eshtë si një lojë në ruletë që shumë prej tyre dhe i frekuentojnë: sot vënë bast përsëri te Saliu duke shpresuar te një fitore, pasi për tetë vjet vunë bast te Luli duke humbur.

Tani që Lulzim Basha duket më në fund i lirë nga kushtëzimet e babait të tij politik që e ka detyruar të qeshë edhe kur ishte kryebashkiak, të presim e të shohim lëvizjet e tij ndaj të cilave duhet të marrë përgjegjësi të plotë, pa asnjë alibi se vendimet i merrte “doktori”. Nuk dimë ende nëse do të bëhet ndonjëherë një lider apo se do të mbetet një marionetë e përhershme, por jemi të sigurtë se opozita nuk mund të qëndrojë pa një komandant. Do të jetë ai, apo një kandidat alternativ, do të jetë pjesa e shëndetshme e partisë që do ta vendosë në kohën e duhur. Megjithatë, e dimë me qartësi absolute, se ky kryetar nuk mund të jetë më kurrë Sali Berisha, dhe as ndonjë buratin tjetër i vendosur aty për të zbatuar urdhërat e tij kriminale. Koha e tij mori fund përgjithmonë dhe nëse ai nuk e kupton, rrezikon të perëndojë përgjithmonë edhe kohën e PD-së. 

xy/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ermiri: 28/10/2021 16:22

    Bollino shkruan rralle po per mall. Faleminderit Carlo.

    Përgjigju
  • Kosta: 28/10/2021 05:06

    Jam mese dakord me groteskun tuaj kundrejte gorteskut te Berishes, madje me shkon buza vesh me vesh teksa shoh sesi luani paster shah me faktet qe posedoni. Analizat tuaja jane padyshim me te mirat besoj se ju nuk keni nevoje ta merrni si njohuri nga nje koment kete, megjithate pergezimet e mia

    Përgjigju
  • O tej: 28/10/2021 00:19

    Ti mire e ke Bolino por Berishen duhet me e pshurr qente rruges si asht katandis

    Përgjigju
  • Tami: 27/10/2021 23:18

    Gazetar i shkelqyer, respekte pafund. Udherrefyes per gazetarine shqiptare, i lexoj gjithemone me kenaqesi analizat e tij. Profesionalizem dhe saktesia e intelektualit te vertete. Faleminderit!

    Përgjigju
  • katarakti 2: 27/10/2021 21:57

    Sakte Z. Bolino! Je i vetmi gazetar profesionist ne Shqiperi! Te gjithe i perdredhin bythet sipas kohes.Prova thote Saliu! Provat do te duhen kur ceshtja Sali do te shkoje ne SPAK dhe ne Gjykate! Provat i dime te gjithe! Berisha kerkon prova! Prova per cfare? I eshte hequr e drejta per te udhetuar ne Amerike! shume e thjeshte! Qeveria amerikane nuk i jep llogari askujt per kete vendim!A nuk na ka rrahur Saliu neve para dhe pas zgjedhjeve? A nuk i vodhi zghedhejt ne 96!

    Përgjigju
  • Ylli: 27/10/2021 20:04

    Z.Bollino,komplimente per analizen!

    Përgjigju
    • robi: 28/10/2021 10:23

      perfundimisht je fantastik.realist dhe shume i sakte.le te marrin shembull keta sahan lepirsit pa karakter

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja