Cassano s'ia përton Lukakut: Napoli po luan me dhjetë lojtarë! Conte humbet Kvaratskhelian

Cassano s'ia përton Lukakut: Napoli po luan me dhjetë lojtarë! Conte humbet Kvaratskhelian

Romelu Lukaku dhe Cassano

Antonio Cassano njihet për reagimet e tij të forta. Në podcastin "Viva el Futbol" ish-sulmuesi italian ceku temën e Napolit dhe paraqitjet e Romelu Lukakut, që sipas tij nuk janë në nivelin e duhur. Cassano duket se nuk bindet nga sulmuesi belg duke thënë se Conte luan me "dhjetë lojtarë".

“Deri tani, puna e Contes ka qenë e jashtëzakonshme, por ai po luan me një lojtar më pak. E kam fjalën për Lukaku. Në fakt, ai është një problem i madh. Nuk e di nëse do ta arrijë ndonjëherë atë që kishte tek Interi”, tha ai.

Napoli do duhet të bëjë pa Khvicha Kvaratskhelia për disa ndeshje. Gjatë sfidës kundër Lazios, të zhvilluar të dielën e kaluar në stadiumin “Maradona”, lojtari gjeorgjian u dëmtua pas një përplasjeje gjatë lojës.

Dje, Kvara iu nënshtrua ekzaminimeve përkatëse mjekësore dhe diagnoza ishte bërë e qartë: dëmtim i lehtë i ligamentit kolateral medial.

Kjo është komunikata e klubit të Napolit: “Gjatë ndeshjes të së dielës kundër Lazios, pas një përplasjeje gjatë lojës, Khvicha Kvaratskhelia pësoi një traumë në gjurin e djathtë. Lojtari iu nënshtrua ekzaminimeve në ‘Pineta Grande Hospital’, ku u evidentua një dëmtim i lehtë i ligamentit kolateral medial. Kvaratskhelia tashmë ka nisur procesin e rehabilitimit”, thuhet në njoftim.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!