Ç'lidhje ka bllokimi i Facebook me 
Viola Spiron?! Jua thotë Fatma...

Ç'lidhje ka bllokimi i Facebook me <br />Viola Spiron?! Jua thotë Fatma...
Për të gjithë ju që ende pyesni veten pse ndaloi së punuari për rreth një orë Facebook-u mbrëmë në darkë, gazetarja Fatma Haxhialiu ka një përgjigje. "Fejsbuku paska ndaluar për pak mbrëmë, hmmm i ndali fryma kur dëgjoi që Viola Spiro është gazetare", ka postuar Fatma në Facebook-un e saj.

Për të gjithë ju që nuk jeni në dijeni të asaj që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, gjatë puntatës së dytë të "Dance With Me", Viola Spiro, ish-velinë e emisionit "Fiks Fare" dhe moderatore e një emisioni sportiv në Digitalb, është konsideruar si gazetare bashkë me partnerin e saj në kërcim, Drini Zeqon.

Ky i fundit ka mbaruar shkollën e gazetarisë dhe prej vitesh ka punuar në këtë profesion, ndërsa Viola momentalisht po përfundon studimet për drejtësi, televizioni për të ishte një 'zgjidhje alternative' që zgjodhi më pas.

Batutës së Fatmës i janë bashkuar edhe shumë të tjerë me komente.
fatma
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi