ÇEÇENI - Një lumë njerëzor në mbrojtje të profetit Muhamed, në protestën kundër revistës satirike Charlie Hebdo në sheshin Grozny në MOskë. Sipas ministrit të brendshëm të federatës Ruse, në protestën e quajtur “Dashuri për profetin Muhamed”, ishin më shumë se 800 mijë persona, dhe paralelisht në Çeçeni u mblodhën rreth 1 milionë besimtarë.

Kremlini ka ndaluar protestat kundër Charlie Hebdo, për të parandaluar provokimet e rrëmujë në kryeqytetin Europian me popullsinë më të madhe ( 2 milion besimtarë), ku në një audiencë tradicionalisht të moderuar nuk mungojnë as besimtarë vahabistë e ndjekës të sekteve të tjera radikale. Manifestimet e sotme shënojnë mbledhjen më të madhe të myslimanëve në perëndim që pas sulmeve terroriste në Paris.

Fillimisht mediat raportojnë se ishin vetëm 500 mijë persona, por udhëheqësi çeçen Ramzan Kadirov, toger i Putinit në Grozni, mundi të mobilizojë komunitetin mysliman në të gjithë Kaukazin e Veriut duke e tërhequr popullin në një ditë feste dhe mbylljen e shkollave.

Sheshi gjigand Munutka dhe zonat përreth u pushtuan nga një turmë e madhe njerëzish që thërrisnin “Allah” dhe mbanin pankarta me slogane në rusisht dhe anglisht u lexohej “E dua profetin tim”, “Ulini duart nga Muhamedi”, “Europa vetëm na ka bashkuar”, “Islami është fe paqeje”.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)