TIRANË - Nuk ka vonuar reagimi i nënkryetarit të KLD-së, Elvis Çefa pas kallëzimit penal të bërë nga ana e AKKP-së për shpërdorim detyre. Referuar zhvillimeve të fundit për Elvis Çefën akuza ishte e pritshme.

Kallëzimin penal Çefa e cilëson si një sulm për shkak të detyrës që aktualisht mban, duke sqaruar se përgjatë periudhës 2009 - 2012 në të cilën ai ka mbajtur postin e drejtuesit të AKKP-së nuk ka dhënë asnjë vendim në favor të subjektit me të cilin lidhen akuzat.

Akuzën ndaj tij, nënkryetari i KLD-së, Çefa e lidh me reformën në sistemin e drejtësisë, sipas tij kjo reformë  synon "eliminimin e kokave" në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
 
“Kjo akuze, me forcon bindjen dhe me shton edhe me tepër vullnetin për të bërë maksimumin në garantimin e plotësimit të detyrimeve të mija kushtetuese qe sistemi i drejtësisë në Shqipëri të jetë i pavarur nga politika.”-thekson Çefa.
Çefa shprehet se mbetet i hapur të kontrollohet nga kushdo, jo vetëm për këtë çështje, por për të gjithë aktivitetin e tij 17-vjeçar në administratën shtetërore.
 
Deklarata e plotë e nënkryetarit të KLD-së, Elvis Çefa pas kallëzimit penal të AKKP-së
Pasi u njoha me kallëzimin penal të bërë në orët e vona të natës ndaj meje nga drejtuesit aktuale të AKKP, dëshiroj të sqaroj me përgjegjësi të plotë opinionin publik se gjatë kohës që kam drejtuar atë agjenci, në periudhën 2009 - 2012 nuk kam dhënë asnjë vendim në favor të subjektit në fjalë.

Këtë akuzë, që në fakt ishte e pritshme, referuar zhvillimeve të fundit, e konsideroj një sulm për shkak të detyrës që aktualisht mbaj, sulm i cili vërteton më së miri qëllimin e vërtetë të "reformës" ne sistemin e drejtësisë, e cila tashme po synon "eliminimin e kokave" në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
 
Kjo akuze, me forcon bindjen dhe me shton edhe me tepër vullnetin për të bërë maksimumin në garantimin e plotësimit të detyrimeve të mija kushtetuese qe sistemi i drejtësisë në Shqipëri të jetë i pavarur nga politika.
 
Jam dhe mbetem i hapur të kontrollohem nga kushdo, jo vetëm për këtë çështje por për të gjithë aktivitetin tim 17-vjeçar në administratën shtetërore.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)