Dritan Çoku, një emër i njohur në fushën e arkitekturës dhe trashëgimisë në këtë qytet ka sjellë mbrëmë për publikun nëpërmjet artit të grafikës artistike dokumentimin e kullave të sahatit në 41 qytete shqiptare.
Modifikimi i mekanizmit nga orë matëse me tingull në mekanikzëm me fushë ore është studiuar nga arkieologu Çoku, i cili ka sjell pamjet e kullave të sahatit nga qytete të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, etj.
Ekzistencën e këtyre sahateve autori e ka studiuar nga afër nga pikëpamja arkitektuore, nga ana historike dhe mënyrat e ndërtimit, për tja prezantuar më pas publikut në grafikë dhe pikturë. Hapja e ekspozitës ka tërhequr mbrëmë vëmendjen e studiuesve, historianëve dhe artistëve, të cilët ishin mbrëmë në galerinë e qytetit në çelje të saj.
Gjithë studimin fizik, por dhe dokumentimin për ato raste që kullat e sahatit nuk ekzistojnë, unë synojë që ta sjell së shpejtë në një monografi, pasi ndërtimi i kullave të sahatit në gjithë trojet shqiptare është një veçori, është diçka e rrallë, u shpreh Dritan Çoku.
“Të paktën në vendin tonë, përveç kullës së sahatit të Libohovës, të gjtha kullat e sahatit që ndodhen në Shqipëri , janë skicuar, studiuar, dokumentuar dhe më pas janë studiuar me në thellësi jo vetëm arkitektura, historia dhe teknika e ndërtimit por edhe në simbolin që ka në trupin e tyre, në simbolet si shpjegim interpretativ që janë vepër artistike, por edhe në kuptimin e tyre simbolik shprehës në simbolet etnokulturore. Disa prej tyre për mungesë dokumentacioni, nuk janë të pranishëm këtu, sic janë kulla e sahatit të Gjakovës, Ferizajt, Zhulatit, kjo nuk do të thotë që kjo ekspozitë është shteruese por me kalimin e kohës unë jam duke përgatitur një monografi për kullat e sahatin në trojet Shqiptare dhe kjo do të pasurohet, do të dokumentohet dhe do të korrektohet nga ekspertë të fushës, si në redaktimin shkencor dhe atë gjyqësor. Në këtë ekspozitë ishin të pranishme 63 punime, 62 janë punime artistike dhe një është punim kavaleti”, u shpreh Çoku.
Për Faruk Borovën, një emër i njohur në fushën e trashëgimisë dhe kulturës në Shqipëri, kryetar i Bordit Drejtues të Institutit Shqiptar të Mendimit dhe qytetërimit Islam, që mbështeti hapjen e kësaj ekspozite studime të tilla e nderojnë qytetin e Beratit, pasi është një punë përveçse voluminoze dhe mjaft cilësore.
“Instituti jonë punën e tij e shtrin në shumë drejtime, sic janë edhe këto vepra arti. Unë do të thoja në këtë rast se mbështetja jonë nuk ka shkuar kot por ka qenë një mbështetje dinjitoze sepse i nderuari Dritan Çoku ka bërë një punë kolosale. Ka bërë një punë sasiore dhe cilësore, dy komponente që rrallë të gjenden. Tregon pregatitje të lartë profesionale dhe një përkushtim të lartë. Punë të tilla e nderojnë qytetin e Beratit, pasi është një qytet me tradita të lashta kulturore. Beratit i shtohet edhe një gur i madh i vendosur nga zoti Artan”, u shpreh Borova.
[gallery]24090[/gallery]
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com