Çensurë klipit të Gagës, publikohen
imazhe ku ngacmohet seksualisht

Çensurë klipit të Gagës, publikohen<br />imazhe ku ngacmohet seksualisht
Sipas “New Your Post” këngëtarja Lady Gaga është ngacmuar seksualisht nga R.Kelly dhe fotografi i vipave Terry Richardson gjatë xhirimeve të videoklipit “Do What u Want”, i cili është çensuruar.

Gjithashtu mësohet se Gaga nuk ka dashur që këto imazhe të publikohen në media, por "TMZ" nuk i ka rezituar tundimit.

“Do What u Want” është klipi i cili pritej të hidhej në treg nga këngëtarja gjatë muajit shtator të vitit të kaluar, por për shkak të skenave të shumta erotike nuk ka mundur të publikohet.

Megjithatë “TMZ” ka publikuar një promo të kësaj video, e cila ka shkaktuar mjaft reagime për shkak të përmbajtjes së saj.

Regjisori i klipit të çensuruar të Gagës Richardson ka realizuar edhe videoklipin e këngës “Wrecking Ball” të këngëtares Miley Cyrus.

lady gaga

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës