Çështja “Doshi”/ 18 ditët e hetimeve
A1Reprot: Ja kronologjia e dëshmive     

Çështja “Doshi”/ 18 ditët e hetimeve<br />A1Reprot: Ja kronologjia e dëshmive 

TIRANE - Për të arritur deri tek kërkesë për arrestimin e deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku të cilët akuzohen nga Prokuroria për inskenim të atentatit të denoncuar më dy mars nga vetë Doshi, do të duheshin 18 ditë.
 
Prokurorët Adnand Xholi, Blerim Tominaj, Përparim Kulluri pyetën rreth 42 persona, bënë 3 ballafaqime, pritën 8 herë deputetin Doshi në prokurori për më shumë se 50 orë si dhe ruajtën një sekret hetimor duke shmangur mediat.

Më 3 mars Prokuroria e Krimeve të Rënda ftoi publikisht deputetin Doshi për të dëshmuar në lidhje me atentatin, duke i kërkuar këtij të fundit të vinte në dispozicion të gjitha provat që ai pretendonte se kishte.

E fill pas nisjes së hetimeve do të ndalohej Durim Bami teksa tentonte të largohej nga Shqipëria nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit. Bami do të sillej në Tiranë nën shoqërinë e Forcave Apeciale, ku në dëshminë e tij do të rrëzonte pretendimet e Doshi duke deklaruar se gjithçka ishte inskenim i deputetit.

Më 5 mars para prokurorëve u paraqit deputetit Doshi, i cili në dalje nuk preferoi të komentojë se çfarë deklaroi duke thënë se respektonte sekretin hetimor.

Po më datë 5 Prokuroria i bëri ftesë për të dëshmuar zyrtarëve të lartë të shtetit. Kur ora shënonte 08:00 e datës 6 Mars personi i parë që u paraqit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar ishte kryeparlamentari Meta, i cili deklaroi se mbetej i gatshëm për u ballafaquar me këdo përfshi Doshin e Berishën.

Po më datë 6 Mars do të dëshmonte ministri i Brendshëm Tahiri e kryeministri Rama, ku për kreun e qeverisë kjo u cilësua një histori gangsterësh me protagonist Berishën.

Pesë dit pas hetimeve Prokuroria ballafaqoi deputetin Mark Frroku e Tom Doshi pasi ky i fundit deklaronte se gjithçka mbi atentatin e mësoi prej Frrokut, por vetë deputeti Kristindemakrat publikisht e mohoi këtë version.

Për herë të parë në prokurori pas dy dekadash u paraqit për të dëshmuar si person në dijeni për ngjarjen dhe ish-kryeministri Berisha, në cilësinë e deputetit demokrat.

Duke heshtur përballë medias, Doshi zgjodhi rrjetet sociale nga ku për herë të parë bëri publike video-regjistrimin me të pretenduarin prej tij si vrasës me pagesë Durim Bamin, e më pas kërkoi dhe ekspertizë të huaj ndërkombëtare për hetimin.

Dëshminë e tij në prokurori më 11 Mars e dha dhe ndërmjetësi i atentatit Fatjon skënderi i njohur si “Toni i Kombinatit”, duke rrëzuar alibinë e deputetit Doshi e duke mohuar përfshirjen në ngjarjen e pretenduar.

Dy dit më pas më 13 mars në një seancë të pazakontë për afro 8 orë prokurorët vunë përballë Doshit, Durim Bamin i cili qëndroi përgjatë gjithë kohës me antiplumb duke mohuar versionin e deputetit dhe duke i thënë në sy se gjithçka u inskenua nga Doshi.

Më datë 17 Mars kur Doshi në Prokurori paraqiten për të shtatën herë për mikrofonin e A1Report deklaronte se prokuroria ka prova për këtë hetim.

Më 19 Mars Doshi do të shkonte për të tetën herë përballë prokurorëve por një ditë më pas në mesditën e 20 marsit prokurorët konkluduan me hetimet duke e vlerësuar gjithçka një inskenim, për të cilën kërkojnë dakordësinë e parlamentit për të arrestuar deputetët Doshi e Frroku.
- Për të arritur deri tek kërkesë për arrestimin e deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku të cilët akuzohen nga Prokuroria për inskenim të atentatit të denoncuar më dy mars nga vetë Doshi, do të duheshin 18 ditë.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?

×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës