Çështja "Riformato", avokati Bushi
padit Berishën, e quajti menaxhe
Avokati Eno Bushi, i përfolur nga Berisha si " menaxheri i turnit të kompanisë së sigurisë së aeroportit ICTS”, e ka kallëzuar sot në Prokurori ish-Kryeministrin për shpifje duke kërkuar një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh për dëmin moral pasi e akuzoi se ka ndihmuar hyrjen pa kontroll të pilotit italian Giorgio Riformato
TIRANË – Përmendia në faqen e Facebookut nga ish-kryeministri Sali Berisha se avokati Eno Bushi dhe bashkëshortja e tij Joana Bushi kanë ndihmuar pilotin italin Giorgio Riformato, të hyjë nga dyert e personelit të aeroportit, duke shmangur kontrollin fizik të tij, ka sjellë reagimin e çiftit Bushi, të cilët ditën e djeshme i janë drejtuar gjykatës së Tiranës, duke akuzuar deputetin Berisha për “Shpifje”.
Avokati Bushi dhe Joana Bushi, kërkojnë si dëmshpërblim shumën financiare prej 100 mijë euro. Në padinë civile thuhet se: “…Me anë të kësaj kërkesë padie, paditësit kërkojnë detyrimin gjyqësisht të të paditurit Sali Berisha, deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, për të shpërblyer dëmin e shkaktuar si pasojë e cenimit të rëndë të reputacionit, imazhit, nderit dhe personalitetit të paditësve, shkaktuar nëpërmjet publikimeve dhe deklaratave publike të bëra nga i padituri në rrjetet sociale dhe në mediat publike...”. Reagimi i bërë nga çifti Bushi është mëse i përligjur pas fotografive që janë bërë dje publike nga Policia, kur duket qartë se piloti italian ka kaluar rregullisht nga kontrolli rutinë në aeroportin e Rinasit dhe jo nga dera e personelit.
Kapitali politikSipas padisë së çiftit Bushi i vetmi qëllim i këtyre shpifjeve ka qënë fitimi i kapitalit politik nga i padituri dhe grupimi politik të cilin ai përfaqëson përmes cënimit të nderit, personalitetit dhe integritetit të paditësve. Gjatë të gjitha deklarimeve i padituri ka bërë akuza të rënda e të pa themelta ndaj paditësve, duke mos u shqetësuar aspak për verifikimin e vërtetësisë së tyre apo të pasojave që këto akuza do të kishin për paditësit e familjen e tyre. Siç konstatohet nga përmbajtja e deklarimeve të bëra, i padituri me dashje aludon e shpif ndaj paditësve, duke i paraqitur ata si pjesëmarrës në një rrjet trafikimi droge me përmasa të paimagjinueshme e të organizuar nga kryeministri Edi Rama, si persona të lidhur me të në sajë të angazhimeve profesionale.
Mesazhi i Berishës“Të dashur miq, burime serioze plotësisht të besueshme njoftojnë se piloti Reformato (rilindasi i Ramës), ka hyrë dhe dalë në aeroport nga dera e personelit duke shmangur kështu sistemin e kontrollit. Për të hyrë dhe dalë nga porta e personelit Reformaton e ka ndihmuar, me urdhër nga lart, në kundërshtim flagrant me ligjin, menaxheri i turnit të kompanisë së sigurisë së aeroportit ICTS, zoti Eno Bushi, ish- avokat i PS në
KQZ dhe bashkëshorti i znj. Johana Bushi, ish-shefe e kabinetit të Edvin Kristaq Ramës si kryetar Bashkie dhe aktualisht zyrtare e lartë në Agjensinë Kombëtare të Transportit Ajror në Rinas.
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.2%
-
Jo
46.5%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 7098
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 900 emigrantë! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 80%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32