Çfarë deklaruan Rehovica e Rakipi
në formularët e dekriminalizimit  

Çfarë deklaruan Rehovica e Rakipi<br />në formularët e dekriminalizimit  <br>
Dy deputetët, ai i PDIU-së, Aqif Rakipi dhe ai i LSI-së, Gledion Rehovica, thuajse i kanë dorëzuar të bardhë formularët e dekriminalizimit.  Në formularin e Rakipit deklarohet vetëm ndryshimi i atësisë dhe mëmësisë. Ai thotë se i ati ka ndryshuar emrin nga “Karaman” në “Karahman”, ndërsa e ëma nga “Violeta” në “Nurije”.

Rakipi nuk ka deklaruar asnjë dënim brenda e jashtë vendit, asnjë ndalim apo hetim. Deputeti i Elbasanit ka deklaruar se ka qëndruar në Itali ri emigrant nga viti 1993 në 1999. Edhe deputeti i LSI-së në Berat, Gledion Rehovica thuajse i ka thënë jo cdo pyetjeje të formularit të dekriminalizimit.

Ai thotë se nuk ka pasur asnjë ndryshim gjeneralitetesh, dënime apo ndalime brenda e jashtë vendit. Rehovica ka deklaruar se ka jetuar në Romë nga viti 1996 në vitin 2001 për studime. Pavarësisht formularëve të bardhë të dekriminalizimit të deputetëve në fjalë, të dy kanë qenë të akuzuar nga opozita demokrate.

Gjatë çadrës së protestës së PD_së në bulevard, Rehovica u rreshtua përkrah deputetëve të tjerë të akuzuar si të kriminalizuar në animacionet e kartonit që bëri opozita. Ndërkohë, në tetor të këtij viti PD bëri një kërkesë me shkrim drejtuar KQZ-së dhe Prokurorisë që të hetonte për Aqif Rakipin, pasi kishte informacion se ishte dënuar në Itali.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin