Çfarë fati, italiani luan lotari me
numrat e gjobës dhe fiton 705 euro

Çfarë fati, italiani luan lotari me<br />numrat e gjobës dhe fiton 705 euro
ITALI - Të gjithëve iu ndodh që të marrin ndonjë gjobë, për parkim të gabuar, për mosvënien e rripit të sigurimit. Ndonjëherë gjoba të vjen aq pa pritur sa ti as nuk e kupton. Por, këtë herë një gjobë e marrë për parkim të gabuar ka sjellë fat.

Kështu një 62-vjeçari nga Italia, i cili kishte një takim nuk mundi të gjente një vend për të parkuar motorin e tij, dhe e ka lënë atë jashtë vijave të bardha në një parkim të zënë.

Takimi zgjati rreth 30 minuta dhe kur 62-vjeçari u kthye gjeti edhe një gjobë nga ana e policisë.

Surpriza nuk i ka pëlqyer, por ka vendosur që të bëjë diçka të pazakonshme. Ai ka luajtur në lotari me numrat e vendosura në gjobën e marrë, dhe për fatin e tij të mirë ka fituar 705 euro.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron