Sipas astrologëve njerëzit e shenjave të ndryshme lumturohen për arsye të ndryshme.
 
Dashi
Sfida- Nuk ka asgje qe mund ta gezoje nje Dash me shume se sfidat e perditshme. Jane te paret qe hidhen ne bast, qe hapin nje loje te rrezikshme. E adhurojne adrenalinen dhe risine.
 
Demi
Pushimi- Demi e ka te nevojshme paqen. E dashuron ndjesine e relaksit dhe qetesise, kohen per te menduar dhe analizuar. Prandaj demet duan te kene gjithmone nje axhende te qendrueshme, ku te perfshihet patjeter edhe koha e relaksit.
 
Binjakët
Bisedat- Nese nuk flasin, Binjaket duan patjeter te lexojne, shkruajne mesazhe apo edhe artikuj ne bllogje. Nuk ka gje qe Binjaket ta shijojne me shume se venia e imagjinates ne levizje, kurioziteti dhe ideja se mund te thone dicka interesante ne bisede.
 
Gaforrja
Nje përqafim i ngrohte- Gaforret nuk duan asgje me shume ne bote se ndjesia se dikush i çmon, i do, kujdeset per te. Vete Gaforres i pelqen t’i ndihmoje te tjeret e te kujdeset per ta, por e kerkon kete edhe tek ata. Eshte shenje tejet familjare; lumturia e Gaforreve varet nga siguria qe i krijohet.
 
Luani
Komplimentet- Nese komplimentoni nje Luan, e keni bere automatikisht te lumtur. Luanet e adhurojne ndjesine e te qenit “yll” i situates, edhe kur jane ne prapaskene. Sipas intv, jane mbreter dhe jane te vetedijshem por e kane qe edhe te tjeret ta dine e t’ua thone. Veçse nese i perkedhelni ne kete aspekt, do te jene shume besnik e mbrojtes ndaj jush.
 
Virgjëresha
Mirënjohja- Virgjeresha ka instiktin e te ndihmuarit te te tjereve, nuk i thone kurre “jo” dikujt qe kane nevoje te ndihmohet. Por dhe vete kerkon shume ndihma. Por qe te vijoje t’ju ndihmoje duhet t’i vini ne dukje inteligjencen, pasi kjo e motivon shume. Po ashtu, per Virgjereshen eshte shume e rendesishme mirenjohja, t’u thoni qe jane miq te mire.
 
Peshorja
Harmonia- Si nj shenje ne kerkim te ekuilibrit, Peshorja nuk para e pelqen sfiden, luften, kerkon harmoni mes te gjitheve. Nuk eshte altruiste, perkundrazi thellesisht egoiste; nuk mund te ndihet mire ne nje ambient jo te qete. Eshte shenja “avokat i djallit”, sepse shpesh vihet ne mbrojtje te te dyja paleve qe mund te jene kundra njera-tjetres.
 
Akrepi
Privatësia- Shenja me misteriose e horoskopit ndihet mire dhe e mbrojtur sa me pak gjera te dihen per te. Akrepi mund te kete frike nga informacionet qe dalin per te, pasi ndihet i ekspozuar ndaj te tjereve, madje nuk i pelqen aspak ta kene ne dore. Nga ana tjeter, per te barazpeshuar jeten e izoluar, do te kete dike qe t’i besoje e te mund t’ia thote te gjitha.
 
Shgjetari
Aventura- Shigjetari njihet si shenja me aventuriere. Nje Shigjetar do ta gjeje sesben menyren per te eksploruar diçka te re. Edhe nese nuk udheton dot, qe eshte pasioni i madh i nje shigjetari, do te kerkoje te rrethohet nga njerez te rinj interesante, qe te qeshin me shakate e tij.
 
Bricjapi
Respekti- Nese nuk ia beni me dije qe e respektoni nje Bricjap, i hiqni nje prej gjerave me te rendesishme te jetes: statusin. Bricjapi jeton per statusin dhe ben gjithçka qe te arrije aty ku do, ndaj ta respektoni, eshte me e pakta qe mund te beni.
 
Ujori
Te qenit i veçante-Nje Ujor kerkon te jete dhe eshte ndryshe. Per te eshte eshte e rendesishme qe te tjeret ta dine kete. Ata jetojne me standartet e veta, pa u ndjere aspak te detyruar te jene pjese e rrymes. Nga ana tjeter, adhurojne te bejne biseda te thella, mbi aspekte te pamenduara, nga te cilat mund te zbulojne gjera te reja, dhe mbi te gjitha, te ndihen interesante.
 
Peshqit
Vetmia- Kjo shenje kaq e ndjeshme dhe kaq enderrimtare nuk mund ta zhvilloje imagjinaten e pakufij ne mes te zhurmes. Te qenurit vetem eshte diçka e domosdoshme per ta, sepse duan te mendojne. Po keshtu vleresojne shume pranine e atyre qe i kuptojne thelle, pa qene e nevojshme te flasin.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com