Çfarë po ndodh me Dafina Zeqirin?
Artistja bën 'çmendurinë e rradhës'

Çfarë po ndodh me Dafina Zeqirin?<br />Artistja bën 'çmendurinë e rradhës'
Dy janë gjërat më të rëndësishme për përdoruesit e rrjeteve sociale në ditët e sotme. 1) Numri i ndjekësve dhe 2) Fotot. Pra praktikisht gjithçka rrotullohet rreth këtyre dy faktorëve.

Që Dafina Zeqiri nuk vuan për ndjekës (614 mijë), kjo nuk diskutohet, por pse këngëtarja kosovare ka fshirë gati çdo foto nga llogaria e saj në Instagram, këtë nuk arrijmë ta kuptojmë. Nga gjithë albumi i saj i larmishëm, kanë mbetur vetëm 30 fotografi të përzgjedhura, ndër të cilat ka foto të këngëtares me të ëmën, me emra të njohur të muzikës, apo duke performuar në koncertet e saj.

Në këto ditë, kur të gjithë këngëtarët synojnë famën ndërkombëtare, edhe Duffy po ndryshon imazhin e saj në rrjete sociale, duke e përshtatur me 'standardet' që kërkon tregu botëror i muzikës...megjithëse ne nuk shihnim asnjë gjë që nuk shkonte me fotot që tashmë janë fshirë dhe as fansat, që e kanë pyetur nëpërmjet komenteve.
dafina zeqiri
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar