Seriali komik më i ndjekur amerikan “Friends” ka gozhduar  para ekranit miliona njerëz në të gjithë botën. Secili prej tyre e identifikohen me personazhet e njohur të këtij seriali. Po cilat janë karakteristikat e persoanzheve tuaj të preferuar e rrjedhimisht karakteristikat tuaja.

Këto karakterisktika shtrihet në dy hapësira kohore kur ishin të rinj dhe pasi u rritën. Nëse personazhi juaj I preferuar është Monica atëherë ajo në rini ju e keni vlerësuar për punën e saj si shefe. Ndoshta ju nuk keni qenë një person shumë popullor në shkollë por nuk e keni kuptuar diçka të tillë. Në ditët e sotme ju jeni “nëna” e shokëve tuaj si dhe kenj të planifikuar në mënyrë perfekte 10 vitet e ardhshme të jetës tuaj. Nëse I përzgjedhuri juaj është Chandler, ju keni kuptuar se ai ishte personazhi më gazmor, por nuk e keni kuptuar tërësisht përse.

Në ditët e sotme mund të keni mbetur në të njëjtën punë të papaguar për më shumë se tre vjet. Aktualisht mund të jeni jo shumë të lumtur me jetën tuaj. Nëse keni përzgjedhur Joey atëherë ju shijonit gjërat e thjeshta të jetës si përshembull të shtriheni në shtratin tuaj etj.  Edhe sot ju shijoni gjërat e vogla dhe të thjeshta në jetë. Nëse është Phoebe atëherë ju keni rreth 3  miq imagjinarë  dhe flisni dy gjuhë të ndryshme imagjinare. Ndërsa sot ju pëlqen më tepër  të keni sjellje të çuditshme si të flini në makinën tuaj apo të tjera si këto. Nëse keni përzgjedhur Rossin si atëherë edhe tani jeni person I fokusuar vetëm tek studimet.

Nëse përzgjedhja juaj është Rachel ju mendonit se do të bëheshit një modele njohur si dhe do të ishit e preferuara e të gjithëve. Sa I përket ditëve të sotme mund të jeni duke punuar në një blog, keni në shtëpi çdo sezon të serialit “Sex and the City”. Të gjithë njerëzit që ju rrethojnë duan të kujdesen për ju pasi ju dukeni e këndshme.  Seriali “Friends” do të nisë për të gjithë ju fansat e tij në ekranin e A1 Report që prej datës 16 mars.

friends

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)