Çfarë tregon për ju gishti që
zgjidhni të vendosni unazën

Çfarë tregon për ju gishti që<br />zgjidhni të vendosni unazën
Shpesh është një zgjedhje rastësore se ku zgjedhim që të vendosim unazën ose e influencuar nga tendencat e modës.
 
Por shumë pak prej nesh e di që ajo ka një domethënie të veçantë. Gishti që ne zgjedhim të vendosim unazën tregon përveç statusit martesor, mënyrën se si përballeni me problemet.
 
Gishtin e madh: Unaza e kushtueshme në gishtin e madh simbolizon forcën e vullnetit, tregon vendosmërinë dhe mungesën e fleksibilitetit. Këta njerëz duan të imponojnë mendimin e tyre, mendojnë se kanë gjithmonë të drejtë dhe se i frigohen ndryshimeve.

Gishtin tregues: Unaza në gishtin tregues simbolizon autoritet dhe ambicie. Në të kaluarën, mbretër të shumtë unazën e kanë mbajtë pikërisht në këtë gisht. Ky pozicion zbulon udhëheqësin e lindur dhe njerëzit që duan forcën të cilët nuk kanë kurrëfarë problemesh me mungesën e vetëbesimit.

Gishtin e mesëm: Mbajtja e unazës në gishtin e mesëm tregon në individualitetin dhe kuptimin e shkëlqyer për drejtëpeshim në jetë. Unaza në mes është një shenjë se ai që e mbanë e dallon shkëlqyer të mirën nga e gabuara, por edhe që ka nevojë të vazhdueshme që të gjitha në jetë t’i mbajë nën kontroll.

Gishtin afër të voglit (unazës): Përveç që është simbol i dashurisë, unaza në gishtin afër gishtit të vogël (unazës) simbolizon kreativitetin në të gjitha fushat e jetës. Njerëzit të cilët e mbajnë aty, janë optimistë dhe inovativ në zgjidhjen e problemeve.

Gishtin e vogël: Unaza në gishtin e vogël zbulon qëndrimet tuaja dhe botëkuptimin. Këta njerëz i karakterizon emocionaliteti, aftësia dhe kreativiteti. Janë të shkëlqyer në komunikimin me të tjerët dhe lehtë i identifikojnë nevojat e tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Përshëndetje naziste në Marseille, tifozi i Atalantës ndalet nga policia në stadium dhe dërgohet në qeli

Përshëndetje naziste në Marseille, tifozi i Atalantës ndalet nga policia në stadium dhe dërgohet në qeli