Ajo gjithmonë ka kryesuar top-listat e këngëtareve seksi dhe si e tillë vazhdon të jetë edhe sot. Bëhet fjalë për Çiljeta Xhilagën e cila edhe pse qëndroi larg muzikës për pak kohë, thotë se nuk ndjehet aspak e frikësuar nga ‘konkurrentet’.
“Dalja ime e parë muzikore ka qenë para 13-vjetësh, duke thyer tabu në një terren të vështirë paragjykimesh, me një mentalitet komplet ndryshe nga sot. Në këtë hapësirë kohore, kam lënë vend edhe për shfaqjen e brezave të rinj të këngëtareve, të cilat po futen në tregun muzikor me mënyrën e tyre. Ka vend për të gjitha kategoritë. Unë nuk e shoh veten përballë askujt, por vetëm përballë vetes sime”, ka thënë Çili në një intervistë për “Paloma”.
Kujtojmë se së fundmi, Çiljeta na befasoi me bashkëpunimin me reperin e njohur Noizy.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com