Në prag të martesës së tyre këngëtari Sinan Hoxha dhe e fejuara e tij Andrra Destani duket se po kalojnë disa ditë vërtetë të “ëmbla”.

Këngëtari shqiptar ka publikuar në profilin e tij në Instagram një foto ku shfaqet një çokollatë, ambalazhi i së cilës është me foton dhe emrin e çiftit.

“Çokollatë speciale nga Australia vetëm për mua dhe Andrrën,”-shkruan Sinani krahas fotos së tij në Instagram. 

Andrra dhe Sinani do të lidhen në martesë më 27 gusht ndërkohë që aktualisht po merren me përgatitjen e çdo detaji për dasmën e tyre.

andrra sinani

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)