Ndaj Gjelina Bacës është lëshuar masa e sigurisë personale ‘arrest shtëpie’, ndërsa sot gjykata pritet të rivlerësojë masën për të dhe 11 zyrtarët e tjerë të arrestuar, mes të cilëve dhe kryebashkiaku Fran Frrokaj.
Report Tv mësoi se shefja e kadastrës në Bashkinë e Lezhës, 58-vjeçarja Baca, është dënuar më parë nga gjykatat shqiptare, ndërsa tashmë po hetohet me akuzën e tjetërsimit të pronave.
Mbetet i çuditshëm fakti se si një e dënuar me vendim gjykate ka arritur të punësohet në një pozicion kaq të rëndësishëm në Bashkinë e Lezhës. Ligji parashikon që ata persona që janë dënuar më parë nuk mund të punësohen në administratë, por siç e tregojnë faktet në Lezhë nuk është zbatuar ligji.
d.c./shqiptarja.com