CEFTA/ Ministri Ahmetaj: Shumë shpejt një projekt për lehtësimin e tregtisë

Shkëmbimet tregtare dhe eksportet e vitit të kaluar kanë  shënuar rritje. Ministri i Financave Arben Ahmetaj në takimin e sotëm për diskutimin dhe progresin e marrëveshjes CEFTA tregoi bashkëpunimet më të mira tregtare të vendit tonë, të cilat janë më së shumti me bashkimin eurpopian.

Ministri vuri në dukje se ekonomitë e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të angazhuara për të krijuar një zonë ekonomike rajonale drejt më shumë mundësive, drejt tkurrjes së kostove të tregtisë dhe minimizimit të pengesave jo tarifore për lehtësimin e tregtisë së mallrave, harmonizimin e tregjeve të CEFTA-s

“Qeveria shqiptare është në dialog me komunitetin e donatorëve në Shqipëri për të lexuar një analizë të thelluar të çështjeve të identifikuara si barriera të aksesit në treg. Madje shumë shpejt do të kemi edhe një projekt të dedikuar për lehtësimin e tregtisë dhe krijimin e zonës të integruar ekonomike të rajonit që po realizohet me Bankën Botërore”.

Ministri Ahmetaj deklaroi sot gjatë mbledhjes së Komitetit për Lehtësimin e Tregtisë se “për sa i përket marrëveshjes CEFTA Shqipëria, ka krijuar grup pune të kryesuar nga Ministria e Arsimit për të ndryshuar legjislacionin aktual mbi profesionet e rregulluara dhe për ta përafruar atë me direktivën mbi kualifikimet profesionale. Ndërkohë, Ministri informoi se po thellohemi për dy sektorë që kanë impaktin më të madh në ekonomi, atë të perimeve dhe të metaleve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen