Ceka e Topalli marrin
propozim për President

Ceka e Topalli marrin<br />propozim për President
Demokristiani Zef Bushati ka propozuar Jozefina Topallin për Presidente, ndërkohë që po dje dhe PAD propozon presidentin e saj Neritan Ceka për postin e kryetarit të shtetit, duke e çuar në tre numrin e kandidatëve për president.

Kështu në mëngjesin e djeshëm, Neritan Ceka riofrohet serish si kandidat për president, duke u bërë në këtë mënyrë kandidati i dytë pas Fatos Nanos dhe i treti bashkë me Topallin. Emri i presidentit të PAD është bërë i ditur dje nga nënkryetari i kësaj partie, Genc Anastasi. “Ceka dhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2007 nuk fut që në raundin e parë në garë, por në raundin e tretë. Ne duke pasur këtë konsideratë si dhe kapacitetin e zotit Ceka si një politikan karriere por dhe një shkencëtar në fushën e tij, shtuar këtu dhe përfaqësimin dhe përafrinë me të gjitha forcat politike, gjithë faktorëve politike duke qënë luajal në të gjitha aspektet, pra është goxha i pranueshëm në bashkëbisedimet me të gjitha forcat politike, ne e kemi propozuar për të gjitha këto merita që ka dhe mbart ai”, ka qënë deklarata e nënkryetarit të PAD, Genc Anastasi për gazetën. Njëherësh ai është shprehur dhe në lidhje me mundësitë e gjetjes së firmave në Kuvend për të kandiduar për herë të dytë Presidentin e PAD për postin e kreut të shtetit. Për të cilin është shumë e rëndësishme për PAD që mandati qeverisës të shkojë deri në fund, pra në vitin 2013. “Nëse figurat e propozuara nuk do të pranohen nga palët, mendoj që Ceka do të ishte kandidatura e duhur që do të bashkonte palët për postin e Presidentit të Republikës”, tha ai. Duke folur njëherësh dhe për dy rivalët e hedhur në treg. “Unë mendoj që Presidenti duhet të ketë integritetin dhe ekspericen politike, dhe Nano e Topalli e kanë këtë eksperiencë. Njohin kushtetutën e zbatimin e saj”, deklaron Anastasi. Për të cilin Ceka mbetet një kandidaturë dinjitoze, krah kandidatëve të tjerë Nano e Topalli.

Po pas Fatos Nanos dhe Neritan Cekës, të dy të vetëpropozuar, vjen edhe kandidatura e tretë për presidentin e ardhshëm. Edhe pse Jozefina Topalli përflitet si kandidatura e mundshme e PD për këtë post, ajo është propozuar gjatë ditës së djeshme jo nga partia e vet, por nga Aleanca Demokristiane, me kryetar Zef Bushatin.

 Ai u bëri thirrje forcave politike parlamentare që të japin konsensus për Jozefina Topallin si Presidente e Republikës. “Aleanca Demokristiane vlerëson se Presidenti aktual Bamir Topi, ndonëse i ardhur si President nga e djathta, nuk firmosi ligjin për lustracionin, i cili i mungon sot Shqipërisë dhe diçka e tillë është e pafalshme që vendi që ka vuajtur më shumë nga diktatura komuniste ende, nuk ka një ligj të tillë”, tha Bushati.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës