Çekia merr presidencën e BE-së, Kovaçevski: Po shqyrtojmë propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë

Çekia merr presidencën e BE-së, Kovaçevski: Po shqyrtojmë propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë

Komisioni Europian

Çekia merr sot presidencën e radhës të Bashkimit Europian, ku zgjerimi i bllokut nuk është lart në axhendë në listën e gjatë të prioriteteve të radhës për të udhëhequr Këshillin e Bashkimit Europian. Në krye të listës, Praga do të ketë Ukrainën.

Pas Polonisë, Çekia është vendi i BE-së që mbështet më fort Kievin, ku ka dërguar armë dhe tanke, e ka strehuar rreth 350 mijë refugjatë ukrainas.

Në ditën e fundit të presidencës franceze, Parisi zyrtar nxitoi të përmbushte kërkesën e Shkupit për të modifikuar propozimin e tij për heqjen e veto-s ndaj Mqedonisë së Veriut, ashtu siç kishte kërkuar pala maqedonase, duke pranuar disa nga vërejtjet e saj.

Arritja e një marrëveshjeje tani mbi këtë dokument, do t`i hapte rrugën zhbllokimit të procesit të integrimit europian.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovacevski tha se detajet e propozimit francez do të bëhen të ditura në ditët në vijim, por shtoi se aspektet historike – një nga çështjet më të ndjeshme në kontestin me Sofjen – nuk do të jenë pjesë e kornizës negociuese për anëtarësim në BE.

Tashmë na mbërriti edhe zyrtarisht propozimi francez pas ndërhyrjes sonë javën e kaluar në Bruksel. Propozimi do të publikohet pasi të kalojë të gjitha filtrat në institucione. Do të pasoje një proces i gjerë në të cilin do të përfshihen edhe presidenti dhe opozita”, u shpreh Kovacevski.

Bullgaria anëtare e BE-së kishte refuzuar të miratojë kuadrin e negociatave të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi historinë dhe gjuhën. Por ligjvënësit bullgarë votuan për të lejuar qeverinë të heqë veto-n e saj pas ndryshimeve në tekstin e kuadrit që do të garantonte të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut përmes ndryshimeve kushtetuese dhe do të angazhonte Shkupin të mbajë marrëdhënie të mira me Bullgarinë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë