Përgjimet/ Kush ishte ‘Thiu’? Fletorja e Alfred Lulit zbulon një tjetër klient droge! Bleu 560 mijë euro kokainë dhe kanabis

Përgjimet/ Kush ishte ‘Thiu’? Fletorja e Alfred Lulit zbulon një tjetër klient droge! Bleu 560 mijë euro kokainë dhe kanabis

Samir Prenga është një prej 21 personave që GJKKO ka dhënë masë sigurie për trafik drogë. Ai është identifikuar nga SPAK nga fletoret e sekuestruara në banesën e Alfred Lulit si klienti me emrin “Thiu”. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Report Tv Keti Banushi thuhet se ‘Thiu’ ka blerë nga Alfred Luli dhe Gjergji Luli 3 kg kokainë, 49 kg cannabis sativa dhe 62 kg hashash, kundrejt një pagese prej rreth 560,000 euro. Sipas dosjes, kjo veprimtari është kryer nga janari I 2016 deri në shkurt të 2017 Nga verifikimi I telefonit të , Alfred Luli, nga ekzaminimi i bisedave me aplikacionin Ëhtasup, u be e mundur identifikimi i personit me pseudonimin “Thiu”, i quajtur edhe me emrin “Miri”, me emrin Saimir Prenga.

Alfred Luli ne bisedat e shkëmbyera me Gjergji Luli i referohen mbërritjes ne aeroport te bashkëshortes se Alfred Lulit (Matilda Luli) dhe bashkëshortës së Saimir Prengës, te cilin fillimisht e quaine me emrin “Thiu” dhe te nesërmen me emrin “Miri”. Nga vezhgimet e kryera më pas, u konfirmuan mberritjen né aeroport të shteasve Matilda Luli dhe Larisa Prenga, bashkëshortja e shtetasit Saimir Prenga.

Në bisedën e pergjuar midis Gergji Luli dhe Saimir Prenga, ne prani edhe të personit tjetër me emrin Denis Shehu, konfirmohet perfshirja e plotë ne aktivitetin e tregtimit te lendëve narkotike,  bashkë me Gjergii Luli. Kjo bisede u zhvillua në bordin e një mjeti  “Hyundai”.

Përgjimet:

Denis SHEHU: E lene pas… Fillimisht te dy flasin per nje fare Xhuliano ge e ka Ilastuar shume dhe qe fillon ta bezdis per problemin me te vogel.

Ata vazhdojne të flasin per ndeshjet e futbollit qe organizone me djemte. Me pas filloine te flasin per faktin se Lulit nuk i pelqen te shkoje ne disko ne Itali, por ne Tirane, diskutojne per klubet ge hapen e mbyllen dhe problemet e tyre.

Denis SHEHU: dhe Gergii por i dinit rruget ketu apo i mesuat tani?

LULI Gjergji: I kam njohur.. i kam njohur

PRENGA Saimir: ge kur ishte ketu me ..

LULI Gjergji: kur Fredi (Alfred LULI) ishte ketu, ne ishim ketu …

SHEHU Denis: Ju ndoshta keni gene ketu duke zevendesuar vete Fredin?


Lajmi kryesor:

PËRGJIMET/ Trafik droge Shqipëri-Itali, fletorja që regjistronte gjithçka, gjuha e koduar! Kush janë 'Noizy' e 'Thiu'? Si u fundosën trafikantët, 14 pas hekurave 6 në kërkim


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit