Çelen negociatat për ‘marrëdhëniet me jashtë’, Komisionerja për Zgjerimin: Hap i rëndësishëm, sinjalizon prioritetin e BE për integrimin e Ballkanit Perëndimor

 

Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, ka theksuar rëndësinë e hapjes së grupkapitullit 6 për marrëdhëniet me jashtë, duke e cilësuar si një moment kyç në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ajo e quajti këtë arritje një sinjal të fortë për Shqipërinë dhe Ballkanin, duke treguar angazhimin e BE për zgjerimin e rajonit.

Kos falënderoi presidencën hungareze dhe shprehu shpresën se presidenca polake do të vazhdojë përpjekjet për të mbyllur kapitujt brenda mandatit të saj pesëvjeçar. Ajo theksoi se ky hap përforcon harmonizimin e Shqipërisë me politikat e BE dhe nënvizon rolin e Shqipërisë si një partner i qëndrueshëm dhe i vlefshëm.

“Për të festuar një gur kilometrik, hapjen e grupkapitujve dhe kjo ndodh në ditën e 17 të mandatit time. Sa i përket negociatave dhe hapjes së tyre të grupkapitullit të parë, sot këto negociata janë hapur dhe këtu hapim grupin 6 të marrëdhënieve jashtë. Falënderoj presidencën hungareze dhe shpresoj se presidenca polake të vazhdojë përpjekjet e tyre. Do fillojmë edhe me mbylljen tyre brenda mandatit tim 5-vjeçar me shumë shpresë. E vlerësoj angazhimin e shteteve anëtare të BE, ky vendim si sotëm është sinjal për Shqipërinë dhe Ballkani se zgjerimi është prioritet për BE dhe ne jemi të përkushtuar për të marrë rezultate të reja, të mund ta përforcojmë bashkimin tonë në bazë të ndryshme gjeostrategjike që po ndodhin sot. Hapja negociatave për grupkapitullin 6 mban një veçanti, ka një rëndësi gjeostrategjike dhe përforcon një sinjal gjeostrategjik dhe është njohje qartë e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE si një partner i qëndrueshëm dhe i vlefshëm. Duke hapur kapitujt për këtë temë, ne flasim për temat e marrëdhënieve me jashtë dhe këto tema forcojnë paqen, stabilitetin, sigurinë, BE dhe në kufijtë e bashkimit, duke qenë si një aktor së bashku me Shqipërinë. Ne jemi për të mbrojtur interesin tonë dhe për të promovuar të gjitha vlerat e përbashkëta me vendosmëri të lartë”, tha Kos.


Lajmi kryesor:

Shqipëria çel negociatat me BE-në për ‘Marrëdhëniet me Jashtë’! Ministri Hungarez: Treguat proges të shkëlqyer! Rama: S'ka kapitull të lehtë, as kthim pas


SI.E./I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Jua gris diplomat'/ Devis Xherahu shpërthen ndaj jurisë së Festivalit të 63 të Këngës: Jeni zhgënjimi më i madh

'Jua gris diplomat'/ Devis Xherahu shpërthen ndaj jurisë së Festivalit të 63 të Këngës: Jeni zhgënjimi më i madh