Çelet ekspozita 'Apolo Art Colony 2021' në Fier, mblidhen 25 artistë nga 11 vende të botës! Artistja angleze: E lumtur të kthehem në Shqipëri

Në galerinë e arteve, Vilson Kilica, në Fier u çel të premten ekspozita “Apolo Art Colony 201” ku 25 artistë nga 11 shtete te Botës prezantuan punimet e tyre artistike në pikturë.

Nga abstraktja tek figurativja e gjurmëve, tonalitete dhe motive personale të artistit.

20 punime të artit pamor u prezantuan në galerinë e arteve “Vilson Kilica”, të Fierit, krijimtari e 25 artistëve nga 11 shtete të ndryshme të botës në edicionin e dhjetë “Apolo Art Colony 2021”.

E ardhur nga Anglia, artistja Lina Ogaily është e gëzuar që ndodhet në Shqipëri.

 “E adhuroj të kthehem këtu më shumë se e dua vendin dhe kulturën. 'Art Colony' është shumë interesant si projekt, pasi  është një mundësi për ne dhe për të takuar artistë, punuar së bashku dhe për të provuar përvoja të ndryshme. Shpresoj të kthehem sërisht këtu”, tha artistja angleze Lina Ogaily.

"Është një kënaqesi e veçantë  të marrësh pjesë në një event  të ketillë të organizuar  në këtë Galeri prestigjoze dhe shumë me peshë të vlerës dhe kulturës shqiptare në të cilën marin pjesë  shumë artiste të vendeve të ndryshme  të Europës dhe të Azisë, por megjithatë ajo e bukura është se secili  në fushën e vetë shpreh motivet dhe stilet e tyre orgjinale. Dhe kjo e bën më të fuqishme  qëndrimin e përbashkët të të gjithë artistëve  dhe promovimin e artit të tyre", u shpreh piktori nga Kosova, Hajrush Fazliu.

Organizatori Saimir Ahmeti vlerësoi ekspozitën si një pasuri për fondin e galerisë së Arteve të Fierit.

 “Jemi në Edicionin e 10-të 'Art Apoloni' megjithëse në kohë pandemie u arrit të realizohet nje aktivitet i sukseseshem  nga 25 artistë  nga gjithë Europa si: Ukrahina, Rusija, Anglia,Turqia  Italia, Kosova  të cilët kanë sjellë e një kolorit evident, shkolla të ndryshme, por patëm dhe një bashkëpunim të mirë", tha organizatori Saimir Ahmeti.

Në fund të prezantimit të veprave, artistët u vlerësuan me çertifikata mirënjohje. Ekspozita “Apolo Art Colony 2021” do të qëndroj e hapur për 10 ditë deri më 21 qershor 2021.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë