Çelet fondi i përkthimit të veprave shqiptare në gjuhë të huaj, Margariti: Vëmendja ndaj librit do jetë më e madhe!

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka çelur fondin për përkthim të veprave nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj. Vet ministrja e Kulturës Elva Margariti, teksa prezanton këtë fond që e konsideron sfidë të rëndësishme për edukimin e brezave të rinj, shton se hapi i parë i ministrisë është hedhur. Pasi projektit që ka gjetur në letër nga paraardhësit e saj, i ka dhënë jetë, duke bërë që libri të ketë një hapësirë të vetën.

“Pasi gjetëm një projekt të madh në letër u angazhuam që t’i japim jetë një hapësire në qendër të Tiranës. Shpresoj të jetë dinamike dhe pulsuese  për fëmijët dhe të rinjtë. Simbolika e fondit të mbështetjes së librave për fëmijë dhe përkthimi nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj, besojmë se janë politika që duhet mbështetur. Por jo vetëm, do mbështesim edhe botimin e librave. Mendojmë se është momenti që gjithmonë edhe më tepër të rigjehemi këtu, është një moment i mirë, që ta lidhim sfidën tani, sepse jemi të ndërgjegjshëm ndaj periudhës që kaluam. Por edhe se si teknologjinë ta kthejmë edhe në favor të librit”, shprehet Elva Margariti, ministre e Kulturës.

Drejtoresha e Qendrës së Librit edhe Leximit  konsideron një nevojë të domosdoshme, që libri shqip të përkthehet në gjuhë të huaja.

 “Imediatë është promovimi i autorëve shqiptarë në gjuhë edhe në kultura të tjera, jo vetëm libri letrarë, por edhe historik edhe studimor. Sot shpallim fondin e përkthimit nga shqip në gjuhë të huaj, fond që ka në fokus mbështetjen e shqipëruesve të shqipes në gjuhë të tjera, edhe një lloj mbështetje simbolike ndaj botuesve që botojnë librin shqip. Fondi është simbolik, por ne do të punojmë që të gjitha materialet apo dorëshkrimet e autorëve shqiptarë t’i përkthejmë në gjuhë të tjera”, thotë Bardhyli.

Margariti bën një tjetër premtim për librin, teksa dikton se do të ketë rishikime të aktivitete që nuk janë realizuara.

“Deri në fund të vitit do të garantojmë disa fonde të posaçme për botime të reja, që nuk ishin të parashikuara, por me të gjithë rishikimet e aktiviteteve që nuk kemi mundur që t’i realizojmë për shkak të pandemisë, mendojmë që është e drejtë që t’i kanalizojmë drejt librit”, tha Margariti.

Fondi i parashikuar për përkthimin e veprave nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj është 10 mln lekë.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja