Çelet gjyqi, "Fëmijët e Berishës
kundër deputetit Tahiri"

TIRANE- Deputeti socialist Saimir Tahiri është paraqitur dje në Gjykatën Civile të Tiranes, për t'u përballur me procesin gjyqësor, ku ai është i paditur për shkaktim dëmi moral dhe egzistencial nga dy fëmijët e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi dhe Shkelzen Berisha.

Procesi i caktuar per t'u zhvilluar ne oren 12:00, u çel në zyrën e gjyqtarit Ilir Celiku dhe jo në sallë. Kjo ishte edhe arsyeja që mediat nuk u lejuan. Duke qenë se deputeti socialist ka mbërritur disa minuta me vonesë zhvillimi i seancës përgatitore ështe shtyrë për në datën 20 janar 2012.

Padia e dy fëmijëve të kryeministrit Berisha është regjistruar në Dhomën Civile të gjykatës në 8 nëntor. Ajo ka si objekt detyrimin e të paditurit Saimir Tahiri të shpërblejë paditësen Argita Malltezi me dëmin pasuror dhe jo pasuror, në shumën e 4 milionë lekëve dhe me të njëjtën shumë të shpërblejë edhe të vëllanë e saj Shkëlzen Berishën.

Aktpadia i referohet një deklarate të deputetit Tahiri dhënë në tetor të këtij viti, ku shprehet se "Sali Berisha ështe i korruptuar, i biri dhe e bija janë të perfshirë në korrupsion". Dy fëmijët e kryeministrit që të dy, të diplomuar për juridik shprehen në padinë civile, se u është shkaktuar një dëm moral dhe turbullim i padrejtë i gjendjes shpirtërore, të pësuar nga fakti i paligjshëm i deklaratave te pavërteta shpifëse dhe fyese.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!