Ambasadori i ri britanik në Shqipëri, Nick Abbott, ka marrë zyrtarisht detyrën.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Britanike në Shqipëri, përmes një postimi në platformën X, ku ka postuar edhe një foto të ambasadorit të ri me presidentin Bajram Begaj.
Ambasada shkruan se është çelur një kapitull i ri, ndërsa thekson dëshminë e partneriteti të fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.
“Një kapitull i ri çelet: Ambasadori britanik, Nick Abbott merr detyrën, duke dëshmuar partneritetin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Përtej miqësisë, ne përqafojmë rolin tonë si Partners for progress”, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike.
???????? l ???????????????????? Një kapitull i ri çelet: Ambasadori britanik, Nick Abbott merr detyrën, duke dëshmuar partneritetin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.
— UK in Albania (@UKinAlbania) August 30, 2024
Përtej miqësisë, ne përqafojmë rolin tonë si #PartnersForProgress. pic.twitter.com/XE3fNTsgh0