Shkolla Kombëtare e Fluturimit hapit dyert për të pritur kursantët e parë që do të stërviten për përdorimin e mjeteve ajrore të forcave të armatosura dhe ato të emergjencave civile, jo më jashtë vendit por në Shqipëri.

I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit, kryeministri Rama e cilësoi si një nga hapat më domethënës në transformimin e Forcave të Armatosura.

“U prit me humor si fillim, pastaj vazhdoi me akuza për falimentim dhe ja ku jemi sot shkolla kombëtare e fluturimit çel dyert e saj. KAYO ka marrë formë të plotë me një sërë partneritetesh. Sot forca jonë e armatosur është më e mirëpaguara në rajon dhe ambicia jonë është që në rrugën drejt BE, ata do të jetë në mesataren e forcave të NATOs- përsa i përket kontributit të shtetit të taksapaguesve për pagat e tyre”, tha Rama.

“Dy helikopterët e rinj të trajnimit, të cilët i janë bashkuar kapaciteteve të Forcës Ajrore, do të shërbejnë si platforma moderne për formimin e pilotëve të ardhshëm. Ato do të krijojnë kushte që kursantët të zhvillojnë aftësitë e tyre në një mjedis trajnimi që u përgjigjet kërkesave të kohës”, tha Ermal Nufi, ministri i Mbrojtjes.

Shkolla kombëtare e Fluturimit në Shqipëri do të jetë e hapur për të stërvitur pilotët e rinj edhe në rajon.

“Kemi një numër të konsiderueshëm të interesuarish, ndërkohë që shkolla jonë kombëtare është e hapur dhe për të stërvitur e të cerftikuar, pilotët e rinj të vendeve t NATO-s në vendin tonë, duke nisur nga Kosova.

Ministri i Mbrojtjes është ngarkuar të kërkojë nga homologu në Kosovë nëse ka interes për të stërvitur këtu pilotët e ardhshëm. Kjo shkollë gëzon kredibiltietin e ekspertëve ndërkombëtare dhe patjetër në eksperiencën e njerëzve tanë të forcave ajrore”, tha Rama.

Pas shkollës kombëtare të fluturimit, Rama tha se së shpejti do të konkretizohet edhe hapja e Shkollës Kombëtare të Forcave Speciale në bashkëpunim me një kompani izraelite.

“Jemi në diskutime për të sjell këtu një nga eksperiencat botërore nga Izraeli. Shkolla do të jetë një shkollë e hapur dhe për të tjerë, do të mirëpresë kadetë nga vende aletate të rajonit”, shtoi Rama.

Rama tha se këtë sezon vere, vendi është gati për të përballuar zjarret pasi po punohet për shtimin e kapaciteteve me helikopterë “Black Hawk” nga Shtetet e Bashkuara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:41
Hapja e Shkollës Kombëtare të Fluturimit, Nufi: Ky institucion mishëron vizionin tonë për modernizimin e Forcave të Armatosura

 

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në ceremoninë e hapjes së Shkollës Kombëtare të Fluturimit në Bazën Ajrore të Rinasit, theksoi se ky është një hap i rëndësishëm në modernizimin e Forcës Ajrore dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

“Sot shënojmë krijimin e një kapaciteti të ri strategjik për mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare, që lidhet me një nga elementët më të rëndësishëm të fuqisë sonë mbrojtëse: kapacitetet njerëzore. Dy helikopterët e rinj të trajnimit, të cilët i janë bashkuar kapaciteteve të Forcës Ajrore, do të shërbejnë si platforma moderne për formimin e pilotëve të ardhshëm. Ato do të krijojnë kushte që kursantët të zhvillojnë aftësitë e tyre në një mjedis trajnimi që u përgjigjet kërkesave të kohës”, tha Nufi

Nufi shtoi se investimet në infrastrukturë, teknologji dhe, mbi të gjitha, në burimet njerëzore, janë pjesë e një strategjie afatgjatë që synon ta bëjë Shqipërinë një aleate më të aftë dhe më të besueshme në kuadër të NATO-s.

“Kjo shkollë mishëron vizionin e qeverisë shqiptare për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse”, tha ai.

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Korrik, 10:41

    Sipas jush, protesta te Kuvendi a ka qenë e dhunshme nga ana e protestuesve?