'25 prilli', Celibashi paralajmëron numëruesit: Bëni kujdes, hapim çdo kuti që kërkohet për verifikim! Shpresoj mos të 'urdhëroheni' të lodheni (Video)

Kryekomisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi,ka konfirmuar ditën e sotme mbërrijnë në vend fletët e votimit edhe për 2 qarqet që kishin mbetur. Sipas tij printimi i fletëve të votimit është bërë 2 ditë para pritshmërive. Celibashi paralajmëroi komisionerët, që do të angazhohen në procesin zgjedhor, se do të përballen me sanksione të rënda.

 “Në lidhje me sigurinë e procesit do të sjell disa gjëra në vëmendje të publikut, për të konfirmuar që çfarë KQZ ka bërë, janë të tilla që sigurojnë procesin zgjedhor dhe vullnetin e votuesve. Jam i sigurt që procesi, veçanërisht ai i nxjerrjes së rezultatit, nuk do të ketë probleme. Komisionerë, të cilët do të angazhohen në këtë proces, janë të ndërgjegjësuar për të gjitha penalitetet që do të kenë, nëse sjellja e tyre do të jetë në kundërshtim me detyrën që ka. KQZ nuk do të tolerojë në asnjë mënyrë dhe për asnjë rast asnjë komisioner, që do të vërë në provë forcën e ligjit për çdolloj arsye.

Ka sanksione shumë të ashpra ndaj atyre që përpiqen të cenojnë integritetin e votës së qytetarëve. Do të kemi gjithë vëmendjen për të evidentuar të gjitha këto raste dhe për të reaguar në përshtatje me ligjin. Kem marrë të gjithë masat që procesi i nxjerrjes së rezultatit, e para të përfundojë sa më shpejt, si dhe të përfundojë sa më shpejt.

Ka një gjë që dua ta sjell në vëmendje. Me dispozitat e reja të Kodit Zgjedhor është sanksionuar e drejta e çdo subjekti, që të kërkojë hapjen e kutive. Ata që do të jenë përgjegjës për këtë ka penalitet shumë të rënda, 1-7 vite burg. Do ta theksoj këtë për t’i hequr çdokujt interesin dhe dëshirën që gjatë procesin të nxjerrjes së rezultatit të demonstrojë në tabelën e rezultatit një rezultat të ndryshëm. Pasi vetë KQZ do t’i hapë ato fletë dhe do të bëjë rivlerësim të tyre”, tha ai.

Pyetjes së gazetares së Report Tv, Danjela Maloku, nëse janë marrë masat për të zëvendësuar komisionerët apo numëruesit që mund të lodhen apo sëmuren me COVID, Ilirjan Celibashi, dha një përgjigje me një 'kunj' partive politike.

"Shpresoj që të mos urdhërohen të sëmuren dhe të lodhen. Jam i sigurt se nëse nuk do të jetë presioni do ta bëjnë shumë mirë procesin e numërimit dhe të ndikuar vetëm nga ligji", tha ai.

Në bashkëbisedimin me gazetarët, Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka komentuar edhe ngjarjen e ndodhurmbrëmë në Kavajë, ku mbeti i plagosur një person në një zyrë elektorale të PD-së. Celibashi apeloi se udhëheqësit politikë kanë shumë në dorë, dhe i ka kërkuar Ramës, Metës e Bashës që të jenë sa më të qetë duke u afrua zgjedhjet.

Sa i përket vendimit që do të futen në karantinë të gjithë të ardhurit nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, duke mos mundur të votojnë, Celibashi nuk pranoi të bënte ndonjë koment.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:39
Keni marrë masa për zëvendësim të komisionerëve dhe numëruesve?! Celibashi: Shpresoj të mos urdhërohen të sëmurën apo lodhen

Pyetjes së gazetares së Report Tv, Danjela Maloku, nëse janë marrë masat për të zëvendësuar komisionerët apo numëruesit që mund të lodhen apo sëmuren me COVID, Ilirjan Celibashi, dha një përgjigje me një 'kunj' partive politike.

"Shpresoj që të mos urdhërohen të sëmuren dhe të lodhen. Jam i sigurt se nëse nuk do të jetë presioni do ta bëjnë shumë mirë procesin e numërimit dhe të ndikuar vetëm nga ligji", tha ai.

Ora 11:33
Incidenti në Kavajë/ Celibashi thirrje politikanëve: Qetësohuni, keni shumë në dorë

 

Në bashkëbisedimin me gazetarët, Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka komentuar edhe ngjarjen e ndodhur mbrëmë në Kavajë, ku mbeti i plagosur një person në një zyrë elektorale të PD-së.

Celibashi apeloi se udhëheqësit politikë kanë shumë në dorë, dhe i ka kërkuar Ramës, Metës e Bashës që të jenë sa më të qetë duke u afrua zgjedhjet.

”E vetmja gjë që mund të them është që udhëheqësit politikë kanë shumë në dorë në këtë situatë, sa më të qetë aq më mirë kontribuojnë tek mbështetësit e tyre.

Nuk e di se ndoshta mund të mos kem asnjë pozitën institucionale për ta adresuar, është shumë e rëndësishme të kenë vetë përmbajtje, e di njëri është President, kryeministri, lideri i opozitës, ka secili karatin, sa më afër zgjedhjeve, aq më qetë të shfaqen. Të gjithë dëmtohemi nëse zgjedhjet në 25 bëhen në tension.”- tha ndër të tjera Celibashi.

 

 

Ora 11:25
Në karantinë të gjithë të ardhurit nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, Celibashi: Komisionerët nuk janë doktorë, voton kushdo që vjen në qendër votimi

 

Kryekomisioneri Shtetërtor i Zgjedhjeve është pyetur në lidhje me vendimin e ekspertëve për  karantinim 2 javë të qytetarëve që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut dhe si ndikon kjo në procesin e votimit.

"Nuk kam asnjë koment që t'i bëjë vendimit të Komitetit Teknik i Ekspertëve.  Si komisioner e kam të ndaluar ta komentoj këtë. Ligjërisht dua ta kuptoj që lidhet me shëndetin e qytetarëve.  Mund të them që anëtarët e KQV nuk janë doktorë që të bëjnë vlerësimin shëndetësor, kush paraqitet në qendrën e votimit do të votojë", i cili nënvizoi se në asnjë prej spitaleve nuk është ngritur qendër votimi. Nuk duam të vëmë në rrezik njerëzit e përfshirë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Në 3 muaj 1.5 mln turistë të huaj vizituan Shqipërinë, 47% më shumë se vjet! Vijon zhvlerësimi i euros

Në 3 muaj 1.5 mln turistë të huaj vizituan Shqipërinë, 47% më shumë se vjet! Vijon zhvlerësimi i euros