Celine Dion është fotografuar paraditen e së enjtes, ndërsa largohej nga homazhet që iu bënë bashkëshortit të saj Rene Angelil.

Ylli botëror i muzikës është larguar nga Bazilika e Notre Dame në Montreal, e shoqëruar nga djali i saj Rene-Charles dhe një tjetër pjesëtar i familjes, pasi mijëra njerëz u shfaqën për të shprehur ngushëllimet e tyre.

Funerali i Angelil do të zhvillohet ditën e sotme. Bashkëshorti i Celine u nda nga jeta javën e kaluar, në moshën 74-vjeçare, pas një beteje të gjatë kundër kancerit.