Braçe në Report Tv: Amnistia fiskale s'duhet të nisë pa zbatuar rekomandimet e Moneyval! Të parandalohet pastrimi i parave të pista

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe, ndër zërat me kritik të maxhorancës, në një intervistë për Report Tv shprehet se nuk po bën opozitarin, por po bën punën e tij duke përcjellë problematikat me të cilat po përballen qytetarët.

Braçe shprehet se qeveria duhet ta miratojë amnistinë fiskale, por fillimisht duhet të parandalojë pastrimin e parave të pista dhe korrupsionit. Sipas tij, duhen zbatuar rekomandimet e Komitetit Moneyval, i cili e ka futur Shqipërinë në listën gri të vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave. Pasi të realizohet kjo, sipas Braçes mund niset zbatimi i amnistisë fiskale, por që duhet të ketë një konsensus të gjerë pasi nuk mjaftojnë vetëm votat e maxhorancës, por për miratim duhen edhe të opozitës.

Në një intervistë për emisionin ‘Repolitix’ të gazetarit Denis Minga, Braçe ka komentuar edhe çeljen e negociatave, i cili shprehet se tashmë ky është një rrugëtim i ri që kërkon standarde të reja, njëjtë si ato të Bashkimit Europian, sa i përket ekonomisë, drejtësisë, bujqësisë, lirisë së shprehjes. Ky moment, sipas deputetit socialist shënon edhe një hap të rëndësishëm për PS, e cila duhet të ndryshojë, të synojë lart vetëm standardet e Brukselit, por të bëhet edhe një parti e hapur, duke larguar nga administrata e ekzekutivi njerëz pa qëllime e objektiva që rrinë kot.

“Jemi në një pikë nisje që kërkon standard të ri. Na zhvendos në një rrugë të re, për të ndryshuar të ardhmen e vendit. Tani do projektojmë një të ardhmen që na sjell në standardet e BE, për të nderuar atë Europë që e kemi dashur prej shekujsh. Nuk kërkohet përmirësimi i kësaj që kemi, por të jemi në një rrugë të re, në një standard tjetër jo vetëm të sjellje politike, por edhe në marrëdhëniet me qytetarët, median”, tha Braçe.

Ndalur në sektorin e bujqësisë, për të cilin Braçe bën shpesh kritika, madje ka pasur debate edhe me ministren Frida Krifca, ai thotë se ka ardhur koha që në bujqësi të merren reforma të reja, të mbështeten bujqit, pasi prodhimi i tyre po ikën dëm. Deputeti thekson se është e nevojë urgjente që të krijohet bursa e çmime.

Sa i përket krizës ekonomike, Braçe thotë se do të vazhdojë e për këtë sugjeron që qeveria në shtator të marrë paketa të tjera ndihmëse për mbështetjen e pensionistëve e shtresave në nevojë, ndërsa thekson se duhet subvencionuar eksporti dhe prodhimit të farës së grurit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:40
Kërkesa për rikthimin e basteve sportive online, Braçe: Sporti s'bëhet kështu! Prej basteve vetëm degjenerohet

 

Deputeti socialist Erion Braçe ka folur në 'Repolitix' për kërkesën e FSHF që të rikthejë bastet sportive online duke theksuar se është kundër. FSHF po zhvillon diskutime me Ministrinë e Sportit që të rikthejë bastet online dhe një pjesë e taksave të tyre të shkojnë për sportin. Por Braçe thotë se ndërhyrja u mbështet nga të majtë e të djathtë.

"Kush flet për nevojën e basteve nuk është specialist. Nuk e shikon, nuk ka vënë mend nga problemi i madh social që shkaktuan bastet masive në çdo kat të parë pallatit në këtë vend, nuk kanë nxënë asgjë. Kush do e ndalojë një bandit ta bëjë në mënyrë ilegale. Pse si ndalon sot shteti, me ca merret policia e shtetit.

Është cënuar infrastruktura e basteve në këtë vend, asnjë ditë. Aksione sporadike që kanë mbledhur ndonjë kompjuter atje ku është zhvilluar veprimtaria  e basteve në mënyrë ilegale. Ja e bëmë dhe si do e ndalojë atë banditin. Kur kemi ndërhyrë, kemi ndërhyrë fort, ishte gjëja më e çmuar që u mbështet nga të gjithë të majtë e të djathtë. Nuk mendoj se sporti bëhet me lekët e basteve. Sporti duhet bërë ekonomi se është edhe ky i zëshëm. E vetmja federatë që ka mbi kokë një vendim dënimi për fiksim të rezultateve, kërkon rikthim të basteve. Sporti duhet kthyer në ekonomi, prej basteve degjenerohet siç u degjenerua. Bastet tani në kushtet e kësaj. Nga ata që këndohen se do bëhen të pasur nga e kuqja e zeza në ruletë. Është mjerim mental të mendosh se ekipi i futbollit bëhet nga ky mjerim", tha Braçe.

Ora 22:38
Braçe në Report Tv: Kriza ekonomike do të vijojë, qeveria të marrë paketa të tjera ndihmëse

 

Ndalur në krizën ekonomike që ka goditur të gjithë botën, deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në Report Tv tha se një goditje shumë e rëndë do të vijë për vendin tonë. Braçe u shpreh se qeveria duhet të marrë masa të tjera, të mbështesë financiarisht pensionistët, personat me ndihmë ekonomike, si edhe më e rëndësishmja duhet subvencionuar eksporti dhe prodhimi i farës së grurit.

“Nuk ka krizë kur ka rritje ekonomike, jemi në trendin e rritjes ekonomike. Është një goditje shumë  e rëndë që po vjen, inflacioni kryesisht i importuar, natyrisht nuk duhet lejuar që të prekë forcat prodhuese, krahun e punës të ardhurat e punës, nuk duhet të cenojë rrjetën tonë sociale. Ka ardhur momenti. Pres të ketë rishpërndarje për sektorin e bujqësisë. Grurin në vjeshtë duhet ta subvencionojmë që nga eksporti dhe prodhimi i farës së testuar brenda vitit, e bëjnë por për të prodhuar farën shkojnë në Kosovë. Ta bëjnë këtu. Pres rishpërndarje të rrjeta jonë sociale, pensionistë të ndihmon, me ndihmë ekonomike të ndihmohen përtej masës së ndihmës ekonomike, invalidët e punës”, tha Braçe.

Ora 22:07
Braçe: Ka ardhur koha që PS të ndryshojë, dembelët t’i largojmë nga administrata e ekzekutivi, nuk i duroj dot

 

Deputeti Erion Braçe thotë se Partia Socialiste duhet të ndryshojë dhe të largohen nga ekzekutivi por edhe administrata njerëz pa objektiva.

"Nuk me shqetëson opozita dhe çfarë bëmë me veten e qytetarët. Mua më shqetëson qeverisja. Ne duhet të ndryshojmë për të vendosur një standard të ri. Atë 5-vjeçarin e negociatave. E kemi mundësinë të jemi tjetër vend pas 5 vitesh, duhet të hapemi të dëgjojmë shumë të jemi konkretë. Njerëz që nuk kanë qëllime, objektiva brenda një ekzekutivi, administrata duhet të largohen, janë dembelë. Nuk i duroj dot. Shqetësimi im është përmirësimi i qeverisjes”, tha Braçe.

Ora 21:52
Debatet me Krifcën, Braçe në Report Tv: Nuk më intereson karrigia e ministres, duhen reforma në bujqësi, të vendoset bursa e çmimeve

 

I ftuar në Report Tv, deputeti Erion Braçe është ndalur në debatet që ka zhvilluar herë pas here me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca. Braçe u shpreh se nuk ka asnjë interes personal, madje nuk synon as vendin e ndonjë ministri, por i gjithë shqetësimi i tij janë problematikat e bujqësisë. Sipas tij, ka ardhur koha që të merren reforma në bujqësi për ta zhvilluar këtë sektor.

“Skam asgjë personale me asnjë nga ata që janë të qeverisë, pavarësisht se kanë qenë në PS apo jo se skam asnjë interes personal. Nuk dua të jem në qeveri, as të jem ministër, nuk kam interes për karriget e cilitdo ministres, sot nesër e në vijim. Kur më kanë kërkuar që të marr përgjegjësi e të kryej detyra do i mendohem. Nuk kam asnjë interes personale. Nuk kam as tokë as para për tu marrë me këtë gjë. Nuk kam interesin e ndonjë tregtari.

Shqetësimi është do mbetemi këtu, këtu jemi të prapambetur apo do bëjmë kapërcimin e madh në bujqësi? Nuk bëhet pa bujqit. Kush e mendon se bujqësia nis tek përpunuesi e kanë gabim. A ka mundësi ta vëmë çmimin tani në bursë dhe çdo bujk në Francë e Spanjë do mbjellë duke ditur çmimin e vitit të ardhshëm. E kam me bujqësinë. E kam me reformat që duhen ndërmarrë në aspektin e bujqësisë”, tha Braçe në Report Tv.

Ora 21:36
Amnistia fiskale, Braçe: Të luftohen fillimisht paratë e krimit dhe korrupsionit, më pas të zbatojmë

 

Amnistia fiskale duhet të miratohet por fillimisht qeveria duhet të zbatojë rekomandimet e Komitetit Moneyval. Kështu është shprehur deputeti socialist Erion Braçe në Report Tv. Sipas Braçes, ende nuk është bërë sa duhet në vendin tonë në luftën kundër parave të pista dhe korrupsionit.

“Nuk mendoj që i takon vetëm maxhoranxës, kërkohen më shumë vota se PS. Është një proces shumë i gjerë, del jashtë kontureve të një grupi parlamentar. Është një proces që duhet të përfshijë shoqërinë. Duhen respektuar në maksimum, se kanë qenë ata që kanë mbajtur shtetin. Sado shumë të ketë qenë pjesa tjetër e parregullt me ligjet fiskale duhet ti nënshtrohen vullnetit të kësaj pakice. Gjëja që duhet bërë pas 32 vitesh të jetë një proces që përfshin dh nuk dëmton pakicën e ndershme. Pjesa tjetër është demagogji. Më gjeni një biznes që ka paguar çdo detyrim, unë padiksutim që i heq kapelën dhe do jem kundër amastisë fiskale nga fillimi në fund. Një rrogëtar që ia kanë deklaruar rrogën nga fillimi, qindarkë më qindarkë do jem unë kundër amnistisë.

Amnisti fiskale në veprimtari pa përmbushur të gjitha detyrimet për pastrimin e parave të pista nga çdo institucion nuk duhet të nisë, duhet bërë kjo dhe kjo është çështje qeverisëse të bëhet kjo dhe pastaj duke marrë parasysh çdo shqetësim të minorancave dhe shumicave të ecim para. Pa bërë rekomandimet e Komitetit Moneyval nuk duhet të nisë.

Ca do bëjmë me këta do i lëmë ti mbajnë paratë te jastëku. Është e fokusuar e gjitha te kriminelët, për ata vlejnë regjistri i të dënuarve deri te rekomandimet e komunitetit Moneyval”, tha Braçe.

Moneyval (një mekanizëm i Komisionit Europian që bën vlerësimin e riskut të pastrimit të parave) publikoi raportin vjetor për vitin 2021 pak ditë më parë duke ndalur ndër të tjera në ecurinë e përgjithshme të vendeve që janë në monitorim të zgjeruar. Moneyval e futi Shqipërinë në listën 'gri' të vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave 

Raporti monitorues i radhës për Shqipërinë doli në përfundimin se ky vend nuk ka përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme masat për të luftuar pastrimin e parave dhe financimimin e terrorizmit në përputhje me rekomandimet e FATF. 

SI.E./S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • L Sinan: 22/07/2022 13:47

    I bej thirrje Z Rama , te kthej ne qeveri Bracen , ta lere vetem per kontroll te administrates e luften kunder korrupsionit, do ndihmoj veryet punen ne kete periudhe, opozite me te mire ti s ke( le qe s ke fare)

    Përgjigju
  • Andius: 21/07/2022 23:46

    Ke do largosh drejtoret qemban Ahmetaj te Ministria e Financave dhe qe vjedhin bashke me Arlind Gjikutajn qe ndajne leket e tenderve. I kan bo zyrat si hamame, kane nga 5 vite dhe adin as te shkrujn jo, e jo te bejne gjera te zgjuara! Prnadaj e ke kot Brace se llumi e hajduteria ka pushtuar administraten! Drejtoret jane bo si me qen pronare! @erionbrace

    Përgjigju
  • guer: 21/07/2022 23:36

    brravo, ta fillojm nga ed rama dhe brace

    Përgjigju
  • leo: 21/07/2022 22:44

    Nje nga parazitet qe nuk di te bej asgje pervec se ham ham ham eshte Brace di fera, ha nga nje dore spinaq dhe fryhet, ka qene zv. kryeminister dhe luante lojra ne kompiuter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?