Zv/ kryeministri Erjon Braçe shkruan se gjithmonë shqiptarët kanë pasur Europën me vete në momente të vështira. "Nuk jemi vetem, me ne fund do nisim negociatat e pranimit ne BE! Rruge e gjate! Pune e veshtire! Ne kete vend, prej nje jete nga themelimi i shtetit shqiptar, ishte nje kohe kur evropen e kane share, madje me vjersha e kenge, ishte nje kohe tjeter, kur vendin e ndane nga Evropa, perendimi, ku me lufte e gjate luftes ishte rreshtuar, vendin e izoluan per 45 vite! Me pas ne u hapem, Evropa u hap ndaj nesh me rregulla vendesh, shpesh te ndryshme, me pas kufiri u BE i lire, ne individualisht u integruam, madje edhe si qytetare te vendeve te saj!
Po Shqiperia? Shqiperia u perpoq shume, u vonua shume, u perpoq perseri, deshtoi, e nisi nga zero edhe nje here, arriti, frenoi, eci here me nje kembe, dy u bene rralle. Une jam i lumtur qe ne 6 vite e gjysem, partia socialiste, maxhoranca e saj, qeverite e dala prej saj, punuan, luftuan, bashkepunuan, realizuan, arriten dy vendime shume te rendesishme per anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Ne fillim vendimin per statusin e vendit kandidat per anetaresim ne BE, tani vendimin per celjen e negociatave per anetaresim ne BE! Dua te kujtoj se edhe marreveshjen e stabilizim asociimit mes Shqiperise e BE-se, nje qeveri e jona e nenshkroi; dua te kujtoj se komisioni Evropian, tre here gjate dy viteve te fundit ka vleresuar, gjykuar, vendosur e rekomanduar mbi arritjet jetike, celjen e negociatave me Shqiperine!
E shihni; Shqiperia tani nuk eshte vetem! Nga janari ne mars, ne nevoje jetike, ky vend, ky popull, ka patur Evropen me vete, si kujdes, si mbeshtetje, si shtepi e perbashket! Nje beteje e fituar! por eshte lufte akoma; lufte me veten! Per tu bere edhe me te ligjshem, edhe me te drejte, edhe me te nderahem, edhe me te barabarte, edhe me te hapur e garantues, edhe me punetore, edhe me solidare, edhe me te mire, keshtu, me evropiane! Urime shqiperi! Urime cdo shqiptari! Edhe Fatos Lubonjes".
Lajmi kryesor: