Çelja e negociatave, Çollaku në Report Tv: Ftoj kolegët e mazhorancës të lënë festën, detyra jetike të plotësohen standardet drejt anëtarësimit të plotë

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku ka ftuar të gjithë kolegët e mazhorancës që të bashkohen për të plotësuar standardet në mënyrë që të jetë më i shpejtë anëtarësimi i plotë në BE.

Në një intervistë për Report Tv, në emisionin ‘Repolitix’ të gazetarit Denis Minga, Collaku tha se është e rëndësishme që të mos festohet në këtë moment por që detyra e cdo politikani të jetë integrimi i Shqipërisë në BE.

“Kjo ditë të shërbejë si reflektim i thellë dhe do ftoja kolegët e mazhorancën të ndalim shampanjën e festën, e dimë historinë e vonesave, sot duhet të ulemi e të kuptojmë që çdo ditë që Shqipëria vonon drejt plotësimit të standardit të vendit, drejt anëtarësimit të plotë në BE, rrezikohet jo vetëm mirëqenia por edhe rreziqe të natyrës së sigurisë. Ne nuk mund të presim një sulm tjetër siç ndodhi ky në Ukrainë.

Situata të tilla ndodhin dhe mënyra më e mirë që të jemi të mbrojtur është integrimi i plotë i Shqipërisë. Detyra jetike e çdo politikani është të shndërrojnë integrimin në BE si prioritet dhe duhet të kalojmë çdo dallim të brendshëm. Hapja e negociatave nuk është festa, procesi është sfidues dhe ne nuk duhet të humbim asnjë sekond. Çdo gabim mund t’i kushtojë shtrenjtë Shqipërisë”, tha Çollaku.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut çelën sot negociatat me bashkimin pas pritjes disa vjeçare. Kryeministri Rama tha se tashmë bëhet fjalë për një rrugëtim për jetë a vdekje në në vrapin e fundit drejt anëtarësimit të plotë. Eurokomisioneri Varhelyi dhe Borell vlerësuan përpjekjet e qeverisë dhe thanë se tashmë duhet konsensus politik për të ecur më tej. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 20/07/2022 10:09

    Eh mor Niku, te ishit ju do kishit bere 1 jave dasme me Ciljeten dhe Elita 5, do kishit paguar reklama miliona euroshe tek TV-te e Sandrit per te trumpetuar mrekulline e PD-se dhe shokut Sali. Ne cdo kanal do dilte Saliu i ekzaltuar dhe i dehur nga suksesi i tij personal.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë