Celsi – Mourinho: Kërkojmë fitoren për kualifikimin

/ATSH/. - Celsi ndodhet ne vendin e 2-te ne grupin G te Liges se Kampioneve, me 7 pikë, 3 më pak se Porto, qe mban vendin e pare. Nderkohe, kundërshtari i radhës i londinezëve, Maccabi Tel Aviv, ndodhet me vendin e fundit me 0 pike.
Të martën, Celsi do të luaje ne fushen e  Maccabi Tel Aviv, ku trajneri Mourinho kerkon vetëm fitore për t'u kualifikuar per ne fazen tjeter.
"Ne jemi në një pozitë të mirë pavaresisht se nuk jemi kualifikuar ende. Nëse luajmë siç kemi bërë në ndeshjet e fundit, kemi shans të marrim fitore. Lojtarëve po u rikthehet besimi. Ndeshja e së martës është shumë e thjeshtë - nëse humbim, jemi në telashe, nëse barazojmë, mund të kualifikohemi në ndeshjet e fundit, nëse fitojmë, kemi shansin të kualifikohemi", është shprehur Mourinho per mediat. 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai