Shkencëtarët kanadez kanë zbuluar një mënyrë të re për të sinjalizuar kur në celular mbërrin një sms apo një thirrje e re. Në këtë mënyrë, kur mbërrin një thirrje, celulari përkulet deri sa telefonata të jetë pranuar.

Ky sistem përbëhet nga një letër e hollë dhe përmban një ekran plastik. Sistemi ofron dhe disa mundësi të tjera. Çdo kënd i ekranit që përkulet sinjalizon një mesazh të vecantë.

Përdoruesit mund të përcaktojnë që këndi i djathtë i ekranit të përkulet nëse vjen një mesazh zanor, dhe këndi i poshtëm të përkulet kur vjen një email. Gjithashtu, këndet e ekranit mund të përkulen në mënyrë të përsëritur për të përcjellë mesazhet urgjente.


Drejtori i laboratorit që zhvilloi këtë eksperiment, Dr. Vertegaal, tha se ky model telefoni do të quhet ‘Morephones’ dhe do të jetë në treg brenda 5 ose 10 viteve.

(v.gj/shqiptarja.com)