Izolohet në ‘41 Bis’ i dënuari përjetë Sokol Mjacaj! Manja: Cenonte sigurinë në burgun e Peqinit

Izolohet në ‘41 Bis’ i dënuari përjetë Sokol Mjacaj! Manja: Cenonte sigurinë në burgun e Peqinit

I dënuari përjetë Sokol Mjacaj

TIRANË- Një tjetër i dënuar është izoluar në regjimin e posaçëm ’41 Bis’. Bëhet fjalë për Sokol Mjacaj, i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë në Shkodër. Prej vitesh, Macaj vuante dënimin në burgun e Peqinit, por ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka urdhëruar futjen e tij në 41 Bis, pasi centonte sigurinë në burgun e Peqinit.  

Ministri tha se do të zbatojë me rigorozitet ligjin për vendosjen në regjimin e posaçëm (41/b) për të gjithë ata të paraburgosur dhe të dënuar që cenojnë rendin dhe sigurinë, apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal brenda burgjeve.

"Asnjë tolerancë! Do të zbatoj me rigorizitet ligjin. Mesazhi im është i prerë: Të dënuarit që cenojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në regjimin e posaçëm 41/b, pavarësisht emrit apo veprës për të cilën janë dënuar!" - tha Manja.

Mjacaj ka vrarë dy turistët çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit. Mjacaj i grabiti dy të rinjtë e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre. Izolimi i Mjacaj vjen pasi katër ditë pasi një tjetër eksponent i botës së krimit u izolua në regjimin e posaçëm. Më 11 dhjetor u izolua në ’41 Bis’ edhe Ilir Kupa, i njohur si drejtues i “bandës së babagjyshëve”. Ilir Kupa, i dënuar me 25 vite burg, në vitin 2014-2015, ka qenë i përfshirë në aktivitetin kriminal të grupit të “Babagjyshëve”, pjesëmarrës në disa vjedhje/grabitje, si dhe dhënien e vlerave monetare me përqindje.

Regjimi '41 Bis'

Ishte vitit 1992 kur Italia provoi e para regjimin 41 bis në burgje, një formë të rreptë izolimi për të dënuarit që nuk kishin hequr dorë nga shkelja e ligjit dhe brenda qelisë u jepnin urdhra bandave të tyre kriminale. Në Shqipëri ky regjim i posaçëm u aplikua për herë të parë në vitin 2020. Deri më tani, janë 15 njerëz të botës së krimit që e kanë provuar regjimin 41 bis në qeli izolimi të ngritura në burgun e sigurisë së lartë në Peqin dhe tek 313-a në Tiranë. 

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë, anëtarë të bandave kriminale janë vendosur në regjimin e posaçëm, në të cilin rregullat ndryshojnë nga një qeli e zakonshme. U lejohet vetëm një takim në muaj me familjarë të afërt dhe jo anëtarë të tjerë të fisit. Gjithçka regjistrohet me audio dhe video dhe nuk u lejohet futja e asnjë lloj sendi, përfshirë edhe paratë. Një telefonatë në muaj, e monitoruar, maksimalisht 10 minuta. Në ajrim mund të dalin deri në 2 orë në ditë, ndërsa u ndalohet të përfshihen në organizata dhe sindikata burgjesh.  

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gango: 15/12/2023 18:01

    Po po fute tani se mbaroi pune…bis e beri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fiton lotarinë kombëtare, britaniku ia kalon në pasuri edhe Dua Lipas e Adele

Fiton lotarinë kombëtare, britaniku ia kalon në pasuri edhe Dua Lipas e Adele